Një ftesë e bukur për të vizituar Shqipërinë nga “Modern Farmer” amerikan
Blogu i njohur amerikan “Modern Farmer” në artikullin me titull “Albania Mania”, bënë një ftesë interesante për turistët dhe aventurierët për të vizituar Shqipërinë në të katër stinët e vitit.
Aty flitet për plazhet e bukura dhe detin e ngrohtë, për turizmin malor dhe aventurierët e rrjedhave lumore, për spelologët dhe zhytësit ujor, për turizmin historik dhe kulturor, për kulinarinë e veçantë të gërshetuar midis orientit dhe gatimeve tradicionale, për mikpritjen dhe gojëdhënat.
Një vend të veçantë ze prodhimi bujqësor modern dhe turizmi i bazuar në këtë fushë. I gjithë shkrimi është ilustruar me foto të mara nga aspekte të ndryshme të zhvillimit në vendin tonë, por kryesishtë nga produktet bujqësore dhe atyre detare. Përmenden që nga Saranda e Butrinti, Vlora, Valbona, Berati, Korça…dhe një vend të veçantë i kushtohet prodhimeve në fushat e Myzeqesë,kryesishtë në ato të Lushnjes.
Janë ilustrime dhe komente domethënëse që të tundojnë ta vizitosh këtë vend.Kjo ishte dhe tendenca e vet shkrimit.