Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 93.21 ▲3.2%
ARI 4,431 ▼2.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,651 ▼ -2.46% ETH $2,083 ▼ -4.65% XRP $1.3753 ▼ -3.18% SOL $88.2600 ▼ -4.64%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.21 ▲3.2 % ARI 4,431 ▼2.67 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.21 ▲3.2 % ARI 4,431 ▼2.67 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Kuriozitete

Një pemë e vetme me 40 lloje frutash

pema-320x226Për ta krijuar është dashur fantazia e një artisti dhe durimi i një kopshtari, të shkrira tek i njëjti person. Amerikani Sam Van Aken, profesor arti me një dashuri të madhe për kopshtarinë është ‘babai’ i një pemë me superfuqi: e vetmja në botë që është e aftë të prodhojë 40 lloje të ndryshme frutash.

Gjatë pjesës më të madhe të kohës ‘Tree of 40 fruit’, ky është emri i saj, ngjan me një bime të zakonshme. Në pranverë dalin në pah aftësitë e saj të jashtëzakonshme kur degët mbushen me lule të bardha, rozë, të kuqe apo vjollcë. Në muaj të vijim ndodh ajo që mund t’i habisë të gjithë: në degët e kësaj peme piqen kumbulla, pjeshkë, nektarina, kajsi, qershi, bajame, secili sipas kohës së vet, duke ndjekur një axhendë të sinkronizuar në mënyrë të përkryer.

Van Aken ka nisur të punojë me këtë projekt që në vitin 2008, kur mori vesh se një kopsht i vjetësh frutash, ai i ‘New York State Agricultural Experiment Station’ po mbyllej. Këtu ishin ruajtur qindra varietete vendase të frutave, disa prej të cilave me një histori prej 150-200 vjetësh. Një trashëgimi që do të humbiste nëse artisti nuk do të kishte gjetur një mënyrë origjinale për të ruajtur.

Duke punuar me rreth 250 lloje të ndryshme frutash Van Aken, i cili vjen nga një familje agronomësh zgjodhi 40 prej tyre duke krijuar një bazë të dhënash me kohën e lulëzimit dhe më pas pjekjes së secilës prej tyre duke bërë të mundur pas 5 vjetësh përpjekje të vërë në jetë një projekt të pabesueshëm të një zinxhiri frutash të rritura në një pemë të vetme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.