☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 19 Tetor 2026
S&P 500 7,704 ▲0.58%
DOW 52,066 ▲0.12%
NASDAQ 26,458 ▲1.22%
NAFTA 99.11 ▲0.09%
ARI 4,167 ▼0.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
₿ CRYPTO
BTC $81,946 ▲ +1.01% ETH $2,396 ▲ +1.31% XRP $1.2999 ▲ +2.06% SOL $103.9200 ▲ +1.65%
S&P 500 7,704 ▲0.58 % DOW 52,066 ▲0.12 % NASDAQ 26,458 ▲1.22 % NAFTA 99.11 ▲0.09 % ARI 4,167 ▼0.33 % S&P 500 7,704 ▲0.58 % DOW 52,066 ▲0.12 % NASDAQ 26,458 ▲1.22 % NAFTA 99.11 ▲0.09 % ARI 4,167 ▼0.33 %
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
19 Tet 2026
Breaking
Opinion

Një protestë që nuk ka aftësi të organizohet politikisht

Nga Hermes Kafexhiu

Në protestën e 17 Tetorit, që ishte dhe protesta më e egër e regjistruar gjatë këtyre 7 ditëve, unë isha nga fillimi dhe deri në fund të saj. Mendoj se e kam eksploruar protestën në çdo fije.

Protesta i kishte të gjithë brenda, ata që kanë revoltën sociale, ata që kundërshtojnë qeverinë për mungesën e hapësirës dhe meritokracisë, partitë opozitare, shoqëri civile, shoqata të ndryshme dhe sigurisht një numër jo i vogël gjimnazistësh, ashtu siç kishte dhe elementë të tjerë që në raste të tilla dalin dhe gjejnë rastin të futen brenda, të shtyrë nga interesa të ndryshme për keqpërdorim dhe veprimtari kriminale.

Mbi çfarëdo lloj elementi që protesta koordinohet, me vijë dhe prapavijë, ajo në thelbin e vet ka përmbajtjen demokratike, sepse mbart një pakënaqësi të një pjese të shoqërisë.

Mirëpo shpresa se organizimi i nxitur nga algoritmi që merr një ngjarje të caktuar do bëjë që të ketë dhe një organizim politik është totalisht një situatë që tregon kompleksin e madh të atyre që merren me këtë punë.

Aktivizmi politik në fund të ditës është punë, është profesion, nuk është një çështje të kapi ku të kapi se gjoja ngrihet fryma dhe ndizet rrjeti.

E gjitha kërkon që të devijohet kjo revoltë, e cila mesa duket shkon dhe në rrëmujë, në shkatërrim, në përplasje me policinë, sepse pabarazia prodhon elementë dhune dhe kjo më shumë se një opinion është studim sociologjik.

Nuk mundet që të ekzistojë ky kompleks kaq i madh sa të mos gjesh guximin dhe të pranosh se mund ta marrësh në dorë. Ka një kompleks direkt nga ajo vala e parë që është prodhuar, “Ik se s’duam parti politike”.

Po nëse s’do parti politike, çfarë do?

A mund të ikë Rama pa pasur përballë një alternativë politike që del nga kjo valë proteste?

Rama do ta marrë shumë herë më tepër seriozisht protestën në momentin kur ajo të gjejë më parë udhëheqësin se vetësakrifikimin e saj, pa dashur të them viktimën.

Protesta kërkon organizim politik. Duhet të guxosh që, kur sheh se vala bie, të hapësh fronte, të organizohesh dhe të afrohesh me sa më shumë figura. Duhet të kërkosh ata që kanë protestuar, të shkosh të bisedosh me ta dhe me familjarët e tyre, si dhe t’i bindësh të angazhohen politikisht, pa pasur fare kompleksin se njerëzit e konsiderojnë të mërzitshëm angazhimin partiak. Angazhimi partiak ka elementet e veta dhe është pjesë e kulturës së të bërit politikë.

Shumë shpejt do të vijnë zgjedhjet. Nëse shpresoni se, gjoja, Ramën do ta mundë ndonjë magji e rrjeteve sociale, gaboni.

Ky është një proces që nuk mund të dalë as ka hiçi, po edhe as pa kokë. Këto janë shpërthime të cilat do të ndodhin herë pas here. Këto argumentet populiste “jo pa i ka të gjitha”, “jo po ai të shtyp”, “jo po ai të përndjek”, janë vetëm një mungesë e madhe aftësie të ndërtuar politikisht narrativën e protestës.

Edhe pastaj del “kryetari i deputetëve të Lanës” dhe shkon deri aty sa e hap selinë si strehim për protestuesit dhe gjithë ajo valë shkarkimi merr një fytyrë që komplekson situatën edhe më tepër.

Nuk ka asnjë zgjidhje tjetër përveç kësaj, përsa kohë askush nuk ka gjetur një sistem tjetër përveç zgjedhjeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.