Deklarata e Berishës për protestën? Alibeaj: Ai është hipokrit, qytetarët duan edhe largimin e tij
Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj ka kritikuar qëndrimin e kryedemokratit Sali Berisha dhe të opozitës ndaj protestës.
I ftuar në studion e lajmeve në Vizion Plus, gjatë edicionit maratonë të moderuar nga Aleksandër Furxhi, Alibeaj tha se Berisha është hipokrit.
Sipas tij, qytetarët e kanë bërë të qartë se nuk kërkojnë vetëm largimin e Edi Ramës, por edhe ndryshimin e sistemit, duke përfshirë edhe Berishën.
Pjesë nga biseda
Furxhi: Cili është qëndrimi i opozitës?
Alibeaj: Qëndrimi është i qartë. Nisur nga ato që thotë, protesta dhe revolta janë synimi i protestuesve. Protestuesit nuk kanë vetëm revoltën brenda vetes, por kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe një sistem politik ku të përfshihet edhe Berisha, por që ai të mos jetë më pjesë e tij.
Me thirrjen “Rama në burg, Berisha në burg”, ata kërkojnë një sistem politik ku metodat e aplikuara deri tani të mos ekzistojnë më: përqendrimi i shtetit në një dorë, mbledhja e sa më shumë pushteti, shmangia e përgjegjësisë dhe mosdhënia e mundësisë për qarkullimin e elitave politike.
Si Rama, ashtu edhe Berisha janë në politikë që nga vitet ’90. Edhe këto qëndrime të Berishës janë hipokrite. Duket se, nëpërmjet forcës së protestuesve, do t’i vijë radha atij. Sa banal është ky qëndrim!



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.