☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 19 Tetor 2026
S&P 500 7,711 ▲0.67%
DOW 52,059 ▲0.11%
NASDAQ 26,510 ▲1.42%
NAFTA 98.38 ▼0.65%
ARI 4,164 ▼0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
₿ CRYPTO
BTC $82,004 ▲ +1.15% ETH $2,402 ▲ +1.69% XRP $1.3051 ▲ +2.58% SOL $104.1700 ▲ +2.24%
S&P 500 7,711 ▲0.67 % DOW 52,059 ▲0.11 % NASDAQ 26,510 ▲1.42 % NAFTA 98.38 ▼0.65 % ARI 4,164 ▼0.42 % S&P 500 7,711 ▲0.67 % DOW 52,059 ▲0.11 % NASDAQ 26,510 ▲1.42 % NAFTA 98.38 ▼0.65 % ARI 4,164 ▼0.42 %
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
19 Tet 2026
Breaking
Kronika

Shpërblimi për policët, Vengu: Edhe arsimtarët, ushtarakët, mjekët e zjarrfikësit në krye të piramidës së pagave

Deputeti socialist, Pirro Vengu ka reaguar lidhur me vendimin e qeverisë për shpërblimin e efektivëve të Policisë së Shtetit të cilët prej ditësh janë në frontin e parë të protestave studentore. Vengu e lidh rritjen e pagave dhe shpërblimeve me nevojën për të vendosur në qendër të vëmendjes profesionet që kontribuojnë në funksionimin e shtetit dhe në të ardhmen e shoqërisë.

Sipas tij, mësuesit, ushtarakët, punonjësit e policisë, mjekët, infermierët dhe zjarrfikësit duhet të jenë në krye të piramidës së pagave në administratën shtetërore, për shkak të përgjegjësive që mbajnë dhe rolit që kanë në shërbim të publikut.

Ndërkohë sot gjatë fjalës së tij në takimin me strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, Kryeministri Edi Rama njoftoi një shpërblim prej 2,500 eurosh për çdo efektiv të angazhuar në përballimin e protestave, si dhe paralajmëroi rritje të konsiderueshme të pagave të policisë nga 1 janari.

Reagimi i plotë:

Një Komb është i pavarur për aq sa ka forcën të vendosë për fatin e vet dhe të mbrojë atë që ndërton. Kjo forcë kërkon institucione që qëndrojnë në këmbë dhe njerëz që dinë, munden dhe guxojnë të përmbushin detyrën.

Ndaj duhet rivendosur rendi. Rendi në rrugë, por edhe rendi i vlerave dhe i përgjegjësive: çfarë çmojmë, kujt i besojmë dhe cilin zgjedhim të shpërblejmë. Kur vlerat dhe përgjegjësitë vendosen në rendin që u takon, dialogu demokratik mund të nisë dhe të sjellë ndryshim.

Ky është edhe thelbi i rritjes së pagave dhe shpërblimeve për Policinë e Shtetit.

Arsimtarët, ushtarakët e policët, mjekët e infermierët dhe zjarrfikësit duhet të jenë në krye të piramidës së pagave në administratën shtetërore. Për përgjegjësinë që mbajnë dhe për shembullin që një shoqëri zgjedh t’u japë fëmijëve të saj.

Kujdestarët e brezave dhe të parakushteve për një të ardhme më të mirë për të gjithë duhet të jenë në krye: në vlerësim, në shembull dhe në shpërblim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.