⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,866 ▼ -0.06% ETH $2,240 ▲ +0.01% XRP $1.1609 ▼ -2.15% SOL $89.7100 ▼ -0.4%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

Një restorant me shije italiane në zemër të Francës, projekti i ri i Clooney-t

– Aktori i njohur amerikan George Clooney po përgatitet të hyjë në një aventurë të re në sektorin e gastronomisë, duke hapur një restorant të dedikuar kuzhinës italiane në jug të Francës, shkruan il messaggero It.

Restoranti pritet të hapet në maj të vitit 2027, në Cotignac, një fshat i vogël në rajonin e Provansës, në Francën jugore.

Për këtë projekt, aktori është në kërkim të një kuzhiniereje italiane, mundësisht një amvise apo gjyshe, e cila njeh mirë gatimet tradicionale dhe recetat autentike të kuzhinës italiane.

Lajmi është bërë i ditur nga Graham Porter, partner i Clooney-t në këtë nismë dhe pronar i hotelit “Lou Calen”, që ndodhet pranë vendit ku do të ndërtohet restoranti i ri.

Në një intervistë për gazetën britanike “The Times”, Porter ka shpjeguar se aktori po kërkon një grua italiane për të drejtuar kuzhinën.

Ai nuk ka lënë pa përmendur edhe karizmën e Clooney-t, duke bërë shaka se një ofertë pune nga aktori do të pranohej me entuziazëm nga pothuajse çdo grua e moshës 45 deri në 70 vjeç.

Restoranti do të ngrihet në një ambient që më parë funksiononte si piceri, por që pritet të transformohet në një lokal elegant, tërësisht të përqendruar te shijet italiane.

Projekti synon të ndërthurë elegancën dhe cilësinë me atmosferën mikpritëse të restoranteve tradicionale italiane.

Menuja pritet të përfshijë receta autentike, gatime shtëpie dhe specialitete që përcjellin traditën kulinare të familjeve italiane.

Cotignac, një qendër me rreth 2 mijë banorë, ndodhet rreth 20 kilometra larg pronës ku George Clooney jeton së bashku me bashkëshorten Amal dhe dy fëmijët e tyre, Alexander dhe Ella.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.