Tiranë 22°C · Pjesërisht vranët 15 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.40 ▲1.42%
ARI 4,432 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $63,121 ▼ -0.64% ETH $1,885 ▼ -0.22% XRP $1.0053 ▼ -0.7% SOL $75.6400 ▼ -0.62%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,432 ▲0.26 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,432 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057
15 Aug 2026
Breaking
Arte

Një “rikthim” i Abaz Hados

Të bukurën natyrë, siç e quan ai, piktori i mirënjohur Abaz Hado e rikthen sërish më pranë publikut.

Pas disa vitesh, ai ka rihapur sërish ekspozitën, që çon artin te biznesi. 

“Pas 6 vjetësh unë rikthehem prap, prandaj e kam quajtur rikthim. Sigurisht rikthim në të gjitha aspektet, sepse rikthehem me një strukturë tjetër konceptuale të pikturës sime”, u shpreh piktori, Abaz Hado.

21 vepra të dy viteve të fundit janë ekspozuar në hapësirën e një institucioni bankar në Tiranë. Për piktorin, këto vepra nuk janë vetëm pasqyrim i realitetit, por produkt i përjetimeve që kanë buruar nga shpirti, ëndrra që shkojnë në kufijtë e sureales.

“Ekspozitën e parë e kisha me abstrakte. Ndërsa këto janë impresione që nuk janë marrë në natyrë por nga percepsioni im për natyrën. Ato mbresa që të lë natyra, nga vrapi në pyll dhe më ka interesuar gjithmonë raporti i natyrës me stinë të ndryshme”, shtoi Hado.

Iniciativa e artistit e nisur 6 vite më parë, për të promovuar veprat e tij jo në një qendër kulturtore, por në një mjedis krejt ndryshe, ka një qëllim kryesor të lidhë më shumë qytetarin e zakonshëm me artin.

“Këtu vinë njerëz që shpeshherë janë biznesme, njerëz që janë të lidhur me paranë. Ëhstë pikërisht ajo që unë synoj që njerëzit ti edukojnë kudo që janë. Mund të jetë një biznesme që ka probleme, këtu në pak kohë mund të gjejë nëse ka humbur para ngushëllim, duke parë një vepër arti. Gjithashtu edhe punonjëist duke qenë në një mjedis financiar ngrenë kokën dhe shohin dicka të bukur që iu jep një kënaqësi estetike”, tha Hado.

Ekspozita “Rikthim” e piktorit të mirënjohur Abaz Hado do të jetë e hapur deri në 30 qershor.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.