roze

Një rockstare si Meryl Streep

Meryl Streep do të mbushë 65 vjeçe, por nuk është se vëmë në dyshim moshën e saj. Aktorja, fituese e disa çmimeve Oscar, shfaqet në trajlerin e filmit të ardhshëm “Ricki and the Flash”, duke luajtur në kitarë.

Në film, duke hequr dorë nga ndjekja e ëndrrës së saj për rock and roll, dhe duke shijuar suksesin, Ricki pranon se ka bërë një sërë gabimesh me fëmijët e saj që i ka parë shumë rrallë. Ajo detyrohet të kthehet në shtëpi pas një krize familjare, ku vajza Julie, e luajtur nga vajza e saj në realitet Mamie Gummer, tenton të bëjë vetëvrasje.

Ricki zbulon gjithashtu se djali i saj është homoseksual dhe djali tjetër është arratisur me të dashurën e tij. Asaj i duhet të punojë shumë me vështirësitë e familjes, edhe pse nuk është një “nënë tradicionale”. Streep këndon dhe luan në kitarë në 10 këngë të kolonës zanore tëfilmit, duke përfshirë 9 cover të U2 dhe Lady Gaga dhe këngën origjinale “Cold One”, të shkruar nga Jonathan Rice dhe Jenny Lewis. Në këtë film Streep do të luajë përkrahë Rick Springfiels, që është i dashuruar me Ricki dhe Kevin Kline si ish bashkëshorti i saj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button