Nga Facebook
Një start, dy flamurë edhe tre drejtime të ndryshme .
Kjo video tregon ekportuesit më të mëdhenj të verës qe prej 1962 . Me ane te nje animacioni të thjeshtë por tërheqes , ajo tregon historinë e dy flamurëve të cilët kishin të njëtin start, edhe tre drejtime të ndryshme.
E para, është historia e flamurit tonë, i cili rritej në klasifikim deri në 1987. Nga 1992 fatkeqësisht ai zhduket nga lista e eksportuesve botërore për tu mos u kthyer më!
Historia e dytë, është ajo e flamurit Kilian . Lëvizja e këtij flamuri është nje ngjitje spektakolare deri në vendin e 4 ne botë, ndersa flamuri i vendit të vogel i cili e tejkalonte flamurin kilian deri në 87 u zhduk tërësisht.
Cfarë force ndihmoi verën kiliane , e cila duket se abandonoi verën shqiptare ?
Në vitin 1967, qeveria kiliane krijoi “Fondacionin Kili”, i cili nuk ishte thjesht një “think tank” por më shumë . Ai ishte edhe një “Do tank “. Qëllimi i tij ishte përshtatja edhe shpërndarja e teknologjive më të përparuara në industritë burimore të jo bakrit ( bakri ishte produkti më i rëndësishëm i portofolit të Kilit) , nëpërmjet drejtimit të gjithë përpjekjeve të kërkim zhvillimit . Ky fondacion i mbështetur por pavarur nga qeveria shërbeu si qendra e sitemin kombetar të krijimit edhe të shpërndarjes së njohurive në sektorët që nuk ishin pika të forta në portofolin e eksportit kilian. Ai ishte kyci i suksesit jo vetëm për verën por për salmonin ( Në vitin 1968 eksporti i salmonit ishte vetëm 1 milion dollarë në 2008 ai arriti 2.4 miliard dollarë) edhe për industrinë e drurit në te cilën Kili renditet i vendin e 9- në botë . Ishte pikerisht qasja e orientuar nga qëllimi i zhvillimit afatgjatë të qeverisë killiane edhe pse Kili shquhet si një nga ekonomitë në zhvillim me qasjen me liberale ndaj tregut , e cila transformoi sektorin e industrisë së lehtë në Kili .
Nobelisti Dani Rodrik thotë – Nëse do të gërvishtni sipërfaqen e cdo industrie të sukseshme në botë, do te gjeni poshtë saj dorën drejtuese të shtetit .
Besoj nuk ka nevojë tu them se nga cila force u abandonua vera shqiptare ?
Me ndjeni që ju lodha me gjera kaq të vogla si eksporti i nje produkti borgjezësh sic është vera Ne kemi cështje të rëndesishme para nesh… debatin politik, të primareve , zhvillimit që presim nga aplikimi takses se sheshtë , amnistinë si shtylla bazë e zhvillimit ekonomik , apo dosjet e sigurimit , tjetër ? Se janë bërë aq shumë ceshtje të rëndesishme pa asnjë vlerë sa nuk i mbaj të mend të gjitha.
Ps. Pastaj si qershia mbi tortë ndërsa shkuaja këto rreshta me erdhi fotoja e një ministreje që ushqente lopën…..
Aty, me humbi filli i mendimit
Edhe fare lehtësisht ,
U degdisa në honet e thella të dëshperimit!