Europa
Një tërmet 4,1 ballë Rihter godet brigjet e Açores
Një tërmet me magnitudë 4,1 të shkallës Rihter u regjistrua sot në brigjet e ishullit Sao Miguel, arkipelagu më i rëndësishëm portugez i Açores, theksoi observatori sizmologjik i rajonit.
Tërmeti, epiqendra e të cilit u lokalizua rreth 36 kilometra nga brigjet e ishullit Sao Miguel, nuk ka shkaktuar viktima apo dëme materiale.
”Lëkundjet e tërmetit u ndjenë në komunën Porto Judeu, në ishullin fqinj të Terceiras”, theksoi qendra e informacionit dhe mbikqyrjes sizmo-vullkanike të Açores (Civisa) në një komunikatë.