⛅
Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 08 Tetor 2026
S&P 500 7,802 ▼0.22%
DOW 51,180 ▼0.66%
NASDAQ 27,539 ▼0.22%
NAFTA 89.75 ▲1.67%
ARI 4,156 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $82,904 ▼ -1.31% ETH $2,569 ▼ -1.59% XRP $1.4198 ▼ -2.91% SOL $115.8700 ▼ -1.95%
S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 89.75 ▲1.67 % ARI 4,156 ▲0.38 % S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 89.75 ▲1.67 % ARI 4,156 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
08 Tet 2026
Breaking
Bota

NJU JORK – Burnham takohet me Von der Leyen, diskutojnë planin “Made in Europe”

NJU JORK, 23 shtator /ATSH-DPA/- Kryeministri britanik Andy Burnham u takua me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Nju Jork, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Burnham shprehu shqetësimin se plani i BE-së “Made in Europe”, që synon të mbrojë prodhuesit evropianë nga konkurrenca e lirë kineze, mund të dëmtojë edhe kompanitë britanike.

Plani parashikon që kontratat dhe ndihmat financiare nga BE-ja t’u jepen kryesisht kompanive, që prodhojnë brenda vendeve të BE-së.

Kjo mund të prekë kompanitë britanike, që kanë lidhje të ngushta me fabrikat dhe furnizuesit në Evropë.

Burnham tha se Britania e Madhe nuk duhet të shihet si kundërshtare e BE-së dhe kërkoi që masat e reja të mos shkaktojnë dëme të panevojshme për industrinë britanike.

Gjatë takimit, dy liderët diskutuan bashkëpunimin për sigurinë e Evropës; luftën në Ukrainë dhe kërcënimet nga Rusia; migracionin e paligjshëm; konkurrencën nga tregjet globale dhe sigurinë e inteligjencës artificiale.

Von der Leyen tha se pret me interes samitin e ardhshëm BE-BM, ku synohet forcimi i bashkëpunimit mes palëve. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.