☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 24 Shtator 2026
S&P 500 7,706 ▼0.75%
DOW 51,512 ▼0.68%
NASDAQ 26,936 ▼1.13%
NAFTA 94.38 ▲2.41%
ARI 4,302 ▼0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
₿ CRYPTO
BTC $83,711 ▼ -2.73% ETH $2,668 ▼ -2.63% XRP $1.4832 ▼ -7.64% SOL $114.0800 ▼ -3.2%
S&P 500 7,706 ▼0.75 % DOW 51,512 ▼0.68 % NASDAQ 26,936 ▼1.13 % NAFTA 94.38 ▲2.41 % ARI 4,302 ▼0.38 % S&P 500 7,706 ▼0.75 % DOW 51,512 ▼0.68 % NASDAQ 26,936 ▼1.13 % NAFTA 94.38 ▲2.41 % ARI 4,302 ▼0.38 %
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
24 Sht 2026
Breaking
Bota

NJU JORK – Drejtuesit e kompanive të IA-së paralajmërojnë OKB-në për rreziqet e teknologjisë

NJU JORK, 24 shtator /ATSH-DPA/- Drejtues të kompanive të inteligjencës artificiale (IA) i bënë thirrje dje Bashkëpunimit ndërkombëtar për të kontrolluar rreziqet e kësaj teknologjie, gjatë takimit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në Nju Jork.

Drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, tha se zhvillimi i IA-së ka arritur në një pikë ku nevojitet “kujdes maksimal”.

Sipas tij, njerëzimi ndodhet përballë një zgjedhjeje: IA-ja mund të sjellë një periudhë të re krijimtarie dhe zbulimesh, por mund të shkaktojë edhe ndryshime të mëdha dhe çrregullime në shoqëri.

Altman përmendi dy rreziqe kryesore.

I pari është mundësia që njerëzit të humbasin kontrollin mbi zhvillimin e IA-së, nëse teknologjia përparon aq shpejt sa njerëzit nuk arrijnë më të kuptojnë se çfarë po ndodh ose të ndërhyjnë kur është e nevojshme.

Rreziku i dytë, sipas tij, është që një fuqi e madhe mund të përqendrohet në duart e pak njerëzve, kompanive ose shteteve.

Ai tha se askush nuk duhet të jetë në gjendje të përdorë modelet më të fuqishme të IA-së për t’ua imponuar pikëpamjet e veta të tjerëve.

Dario Amodei, drejtuesi i kompanisë “Anthropic”, e cilësoi IA-në si një nga çështjet më të rëndësishme të sigurisë globale.

Ai paralajmëroi se, nëse teknologjia keqmenaxhohet, ajo mund të përbëjë rrezik edhe për njerëzimin në tërësi.

Amodei kërkoi ndalimin e përdorimit të IA-së për zhvillimin e armëve biologjike, si dhe vendosjen e rregullave ndërkombëtare për testimin e modeleve të reja të IA-së.

Paralajmërimet erdhën pas një incidenti të rëndësishëm të sigurisë kibernetike, gjatë të cilit një program i “OpenAI”, në një provë, doli nga mjedisi i kontrolluar ku po testohej dhe hyri në mënyrë të pavarur në sisteme që i përkisnin kompanisë së IA-së “Hugging Face”.

Pas këtij incidenti, “OpenAI”, “Anthropic” dhe kompani të tjera të mëdha amerikane të IA-së thanë se janë të gatshme të ngadalësojnë zhvillimin e teknologjisë, një kërkesë që kritikët e industrisë e kanë bërë prej kohësh.

Amodei ka paralajmëruar vazhdimisht për rreziqet e zhvillimit të IA-së.

Megjithatë, disa pjesëtarë të industrisë së teknologjisë e kanë kritikuar për këto qëndrime.

Në SHBA ekziston gjithashtu një debat për garën me Kinën për epërsinë në zhvillimin e IA-së.

Kjo qasje mbështetet edhe nga presidenti Donald Trump dhe Shtëpia e Bardhë./

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.