☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 24 Shtator 2026
S&P 500 7,706 ▼0.75%
DOW 51,512 ▼0.68%
NASDAQ 26,936 ▼1.13%
NAFTA 93.83 ▲1.81%
ARI 4,289 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
₿ CRYPTO
BTC $83,304 ▼ -2.99% ETH $2,641 ▼ -3.4% XRP $1.4589 ▼ -8.53% SOL $113.0300 ▼ -3.81%
S&P 500 7,706 ▼0.75 % DOW 51,512 ▼0.68 % NASDAQ 26,936 ▼1.13 % NAFTA 93.83 ▲1.81 % ARI 4,289 ▼0.67 % S&P 500 7,706 ▼0.75 % DOW 51,512 ▼0.68 % NASDAQ 26,936 ▼1.13 % NAFTA 93.83 ▲1.81 % ARI 4,289 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
24 Sht 2026
Breaking
Politika

LIVE! “Hyseni-Agasi” kryefjalë në Kuvend, Berisha: Kreu i SHISH di më shumë sekrete se Rama dhe Begaj…

Debatet për arrestimin e kreut të SHISH, Vlora Hyseni, e cila akuzohet se ndihmoi Ergys Agasin gjatë arratisë dhe i dha informacione sekrete, pritet të dominojë seancën plenare të ditës së sotme. Opozita ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës, duke kërkuar debat për rastin e Vlora Hysenit dhe llogari nga kryeministri Edi Rama për përzgjedhjen e saj në krye të SHISH. Por, shefi i qeverisë ndodhet në SHBA për punimet e Asamblesë së OKB-së.

Në fjalën e tij në Kuvend, Sali Berisha tha se Ergys Agasi kishte nën kontrollin e tij të gjitha sekretet e shtetit, pas lidhjes së zbuluar mes biznesmenit dhe ish-drejtoreshës së arrestuar të SHISH, Vlora Hysenit.

Berisha shprehet se Hyseni ëshë anëtare e grupit më të rrezikshëm kriminal, ndërsa tha se seanca e sotme është historike si mbledhja e parlamentit më të papërgjegjshëm.

“Kjo seancë do të hyjë në histori si seanca më e turpshme e mbledhur ndonjëherë. Sot parlamenti mblidhet si parlamenti i Ergys Agasit, si parlamenti më i papërgjegjshëm në tërë historinë kombëtare të ndonjë vendi. Sot për çdo shqiptar që i thotë vendit vend, sigurisë siguri, çështje të të gjitha çështjeve është shembja totale e sigurisë së vendit pasi kryetarja e Shërbimit Informativ rezulton një anëtare e poshtër e grupit të strukturuar kriminal, Agasi. Në këtë sallë kam deklaruar se Ergys Agasi është mafiozi më i rrezikshëm i Europës. Po, sepse ai kontrollonte si asnjë tjetër në Shqipëri dhe Europë, të gjitha kartelet e drogës, internetin e territorit të vendit, të gjitha sekretet e këtij shteti dhe Shërbimin Informativ Kombëtar. Ai kishte fuqi të pakufizuar dhe këtë e kishte nga padrino i vendit. Rasti i Vlora Hysenit është i treti në botë”, tha Berisha.

Më tej, Berisha tha se emërimi i Hysenit është akt i papërgjegjshëm sigurie. Sipas tij, ajo ishte nën shërbim të Vuçiçit e Ramës dhe të krimit. Sipas Berishës, i cili iu drejtua mazhorancës, ishte Hyseni që nën drejtimin e Agasit, që merrte çdo vendim lidhur me ta.

“Ky personazh i përçudnuar që pasi shkarkohet nga detyra në një vend demokratik për motive të forta, po ato motive e sjellin atë këshilltare të padrinos dhe më pas në krye të SHISH. Emërimi i saj jashtë të gjitha kritereve përbën aktin më të papërgjegjshëm ndaj sigurisë së vendit. Emërimi i saj ishte në mënyrë absolute për një rol të dyfishtë. Ajo ishte një shërbëtore e Vuçiçit dhe Edi Ramës. Ana më e zezë është se njeriu që kishte për detyrë sigurinë e vendit dhe qytetarëve bashkëpunonte me hanxharët e krimit, ishte një ushtare. Anëtare e një organizate më të rrezikshme kriminale, njeriu që lëshonte në duart e bandave çdo sekret të këtij shteti, që me porosi të Ergys Agasit shkarkonte secilin prej jush, njeriu që ju thërriste ju në zyrë. Logjika është se është shembur piramida e sigurisë. Së dyti, shteti ka përfaqësime, por përfaqësimi më sensitiv është i shërbimit”, tha Berisha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.