☁️
Tiranë 20°C · Vranët 21 Tetor 2026
S&P 500 7,713 ▲0.28%
DOW 52,496 ▲1.02%
NASDAQ 26,425 ▼0.02%
NAFTA 98.41 ▲0.6%
ARI 4,141 ▼0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $83,148 ▲ +2.11% ETH $2,456 ▲ +2.91% XRP $1.3451 ▲ +3.88% SOL $106.7500 ▲ +2.53%
S&P 500 7,713 ▲0.28 % DOW 52,496 ▲1.02 % NASDAQ 26,425 ▼0.02 % NAFTA 98.41 ▲0.6 % ARI 4,141 ▼0.04 % S&P 500 7,713 ▲0.28 % DOW 52,496 ▲1.02 % NASDAQ 26,425 ▼0.02 % NAFTA 98.41 ▲0.6 % ARI 4,141 ▼0.04 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
21 Tet 2026
Breaking
Kronika

“Nuk e përshkruaj dot këtë dhimbje kaq të madhe”, përlotet nëna e Bleona Matës

Bukurie Mata, nëna e Bleona Matës, e cila rezulton e zhdukur prej 16 vitesh, ka rrëfyer në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN dhimbjen dhe pritjen e gjatë për një lajm mbi fatin e vajzës së saj.

Bleona Mata u zhduk kur ishte vetëm 6 vjeçe, teksa po kulloste bagëtitë bashkë me të afërmit dhe nuk u kthye më.

Në Ditën Ndërkombëtare për Fëmijët e humbur, Bukurie Mata mes lotësh shprehet: “Nuk e përshkruaj dot këtë dhimbje kaq të madhe. U bënë 16 vite që as nuk ia kam parë fytyrën! Deri tani vetëm presim, një lajm sa më të mirë, sa më të gëzuar”.

Ndërkohë, gazetarja Odeta Dume, e cila e ka ndjekur rastin prej afro 8 vitesh, bëri me dije se së fundmi ka dalë një pistë e re hetimi për Bleona Matën. “Që nga tetori 2018 shumë informacione kanë ardhur për Bleona Matën, na kanë çuar në Angli, në Maqedoni, në Kosovë, brenda territorit të Shqipërisë, në Greqi. Janë bërë verifikime, por jo gjithçka që vjen ne kemi aftësinë ta verifikojmë 100 për qind. Jemi në bashkëpunim me institucionet. Pistat e fundit Bukuria i di. Ka dalë një pistë e re, urojmë të jemi në rrugën e drejtë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.