☁️
Tiranë 14°C · Vranët 20 May 2026
S&P 500 7,433 ▲1.08%
DOW 50,009 ▲1.31%
NASDAQ 26,270 ▲1.54%
NAFTA 98.50 ▼5.42%
ARI 4,546 ▲0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $77,732 ▲ +0.96% ETH $2,136 ▲ +0.88% XRP $1.3703 ▲ +0.83% SOL $86.1100 ▲ +1.92%
S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 98.50 ▼5.42 % ARI 4,546 ▲0.77 % S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 98.50 ▼5.42 % ARI 4,546 ▲0.77 %
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
20 May 2026
Breaking
Kryeartikull

Nuk është Rama, Berisha apo Basha, por kotësia armiku ynë

Nga Ben Andoni

Mit’hat Frashëri u rrek shumë në të gjallë t’u shpjegonte shqiptarëve se armiku i shqiptarëve ishte kotësia. E provoi t’i futej edhe vetë politikës, por dështimi ishte i madh, sepse fillimisht u rreshtua në formacionin e gabuar dhe anën humbëse, kurse pas Luftës së Dytë, besoi se do e ngrinte sërish lëvizjen me shqiptarin e hallakatur të emigracionit. Nuk është vendi për të folur për zhgënjimin e tij, por kotësinë e bashkatdhetarëve, që i premtuan se do të bënin Shqipërinë ndryshe dhe kotësinë që na ndjek në çdo hap.

Gati 70-vjet më vonë, Mit’hat Frashëri kujtohet më shumë me veprën sesa me veprimtarinë e tij kundër komunistëve. Por në këtë vepër kemi ato, që çdo shqiptar duhet t’i mësojë qartë: Shqiptarët janë viktima të vetë kotësisë së tyre.

Në orët e fundit, përgjimet e të ndaluarve të krimit shqiptar kanë trazuar rëndë ujërat e shoqërisë shqiptare. Gishti i tërë shoqërisë drejtohet nga ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i përmendur disa herë në këto përgjime por më shumë se çdo gjë tjetër, përshtypje ka bërë reagimi i tij. Ai ka përmendur patakt pakujdesinë e vet, gabimin me kushërinjtë e largët dhe këtë shoqëri meskine dhe ka vazhduar dhe ai, njësoj si të tjerët, nga akuzat. Ndërkohë që Opozita i ka gjetur punë vetes dhe me këtë rast edhe militantëve të saj, që pothuaj e kanë humbur shpresën se ata mund të bëjnë diçka. Teksa është kthye në sport kombëtar nëpërkëmbja e politikanëve dhe e çdo personi publik. Por emëruesi i përbashkët i të gjithave është një dhe një i vetëm në publikun shqiptar: këta politikanë duhet t’i shkosh në hell! Kuptohet pak muaj më parë i ka ngritur në apoteozë, një masë e madhe nuk i ka votuar fare, kurse në masë vazhdon dhe i imiton shëmtuar.

Ajo, që është vërejtur dhe që bën të shqyrtosh vëmendjen e publikut në realitet të çon te kotësia, ku zhytet shoqëria shqiptare dhe që e ushqen. Është vetë kjo shoqëri që prodhon modele si djemtë e fortë me makina; vajzat e bukura që zhvishen për pak klikime më shumë; e njëjta edhe me modelet që u bëjnë hosana për të gjithë kohën politikanëve dhe batutave të tyre. E kur vjen rasti si ngjarjet e Gërdecit, 11 Janarit, Habilajt&Tahiri tani, të hidhen të gjithë kundër. Mu këtë kanë kapur sot politikanët duke e zhvendosur krejt vëmendjen nga problematikat reale të njerëzve, varfërinë, papunësinë dhe nivelin e ulët.

Për t’i hedhur benzinë zjarrit i gatshëm është Edi Rama me ligjërimet e tij të stërgjata: Sot, kur e tërë opozita me kuç e me maç, u zhyt si front në çorbën e dy kriminelëve të arrestuar në Itali, është dita të kujtojmë se në 20 vitet e fundit, ka pasur plot raste kur politikanë, deputetë e familjarë të tyre janë përfshirë në akuza publike. Disa herë akuzat kanë dalë të vërteta, disa herë jo. Berisha ka bërë të vetën, duke parashikuar arrestime, ndërsa mëkëmbësi i tij Basha, kryetari de jure i PD-së bëri bashkë të gjithë inatçinjtë kundër Ramës, duke shpallur front ndaj qeverisjes duke kërkuar largimin e Ramës. Në të gjithë këtë karusel, ajo që ka mbetur për njerëzit ka qenë e thjeshtë dhe fare e qartë: Ne përsërisim të njëjtat gjëra për t’u kthyer sërish në mjerimin tonë moral, shoqëror, politik e kështu me radhë.

Ndonëse në letërsinë ndërkombëtare ka deri kryevepra kushtuar vanitetit (kotësië), në Shqipëri kotësia nuk është dekadencë ose pasojë e një zhvillimi shoqëror të avancuar. Ky tipar konsiderohet elementi që i ka bërë dëmin më të madh formimit psikologjik të njeriut sipas Rilindasve tanë.

“Mjerisht gjejmë shpesh herë te shqiptari edhe një kotësi të marrë: fryhet si misërroku me erë dhe në rruzullim nuk sheh veçse veten e tij, madhërinë, fuqinë e rreme të tij. A pak zihje dhe vrasje kanë ndodhur për një fjalë, për një vështrim, për një të shkuar përpara, për një kalë ose jelek më të bukur? Se kotësija i jep nakar njeriut, e bën që të mos durojë një tjatër më të mirë, më të ditur, më të pasur, më të nderuar. Kotësija është vesi, sëmundja më e përhapur në djemtë shqiptarë, ajo është fara prej të cilës do të dalin të metat dhe fajet e pastajmë, Kotësia e ngurt zemrën, e ftoh shpirtin, e bën njeriun të ashpër dhe të egër, e largon nga shoqërija”, thotë Mit’hat Frashëri në “Elita Shqiptare”. (Javanews)

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.