⛅
Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,578 ▲0.48%
DOW 51,835 ▼0.29%
NASDAQ 25,394 ▲0.91%
NAFTA 96.01 ▼0.47%
ARI 3,936 ▼0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,600 ▲ +0.86% ETH $2,289 ▲ +1.85% XRP $1.2784 ▲ +2.81% SOL $93.2800 ▲ +1.95%
S&P 500 7,578 ▲0.48 % DOW 51,835 ▼0.29 % NASDAQ 25,394 ▲0.91 % NAFTA 96.01 ▼0.47 % ARI 3,936 ▼0.86 % S&P 500 7,578 ▲0.48 % DOW 51,835 ▼0.29 % NASDAQ 25,394 ▲0.91 % NAFTA 96.01 ▼0.47 % ARI 3,936 ▼0.86 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Kronika

Nuk i bind policisë gjatë kontrollit! Shpallet në kërkim 30-vjeçari në Pukë, u pa i armatosur pranë parcelave me kanabis

Një 30-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia në Pukë, pasi dyshohet se ishte i armatosur dhe se kishte kultivuar 120 bimë të dyshuara narkotike.

Ngjarja është konstatuar më 22 gusht, gjatë kontrolleve të territorit në fshatin Kodërbojë, ku shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë po kryenin kontrolle për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Sipas Policisë, pranë parcelës me 120 bimë të dyshuara narkotike u konstatua një person i armatosur. Në momentin që ka parë punonjësit e Policisë, ai është larguar me shpejtësi, duke mos iu bindur urdhrit për të ndaluar.

Një prej efektivëve ka qëlluar në ajër për ta paralajmëruar, por 30-vjeçari ka mundur të largohet, duke përfituar edhe nga terreni i vështirë.

Pas veprimeve hetimore, Policia ka bërë të mundur identifikimin e tij. Bëhet fjalë për shtetasin K. L., 30 vjeç, banues në fshatin Kodërbojë, i cili është shpallur në kërkim.

Ai dyshohet se kishte kultivuar bimët narkotike të gjetura në parcelë dhe i ruante ato i armatosur me armë zjarri.

Kontrollet vijojnë për lokalizimin dhe kapjen e 30-vjeçarit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.