🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 113.22 ▲0.72%
ARI 4,685 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $68,619 ▼ -0.38% ETH $2,098 ▼ -0.76% XRP $1.3169 ▼ -0.92% SOL $79.9200 ▼ -2.22%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 113.22 ▲0.72 % ARI 4,685 ▲0 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 113.22 ▲0.72 % ARI 4,685 ▲0 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Opinion

“Nuk impresionohem nga kostumi që mbani!”

Nga Skender Minxhozi

“SPAK dha sinjale dhe mesazhe shumë të qarta; nuk impresionohem nga kostumi që mbani dhe stema që keni.

Mesazhet ishin e kundërta e pjesës vokale të asaj që ai tha, sepse e ndoqa edhe gjuhën e shenjave”, kështu u shpreh analisti Skënder Minxhozi në një intervistë ne emisionin “Real Story” në ABC News, teksa komentoi raportimin e kreut të SPAK Altin Dumani, para deputetëve në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut për rezultatet e arritura nga SPAK në vitin 2023.

Gjithashtu Minxhozi vlerësoi aksionin e zhvilluar në disa qytete në vend me urdhër të SPAK duke thënë se ishte një operacion  i suksesshëm.

“Dumani vjen në tryezë në përballjen e parë me të gjithë panelin e politikës shqiptare. Kjo ishte tryezë partiake, e pastër. Ishte përballja e parë edhe me ata me të cilët një pjesë janë në punë të përditshme.

Ne SPAK e kemi përcaktuar si forcën e tretë në fushën e lojës, nuk është subjektet që garon apo kërkon pushtet. Përtej fushatës kundër krimit të realizuar që ishte e suksesshme sepse kanë dalë në sipërfaqe shumë ujëra të zeza. Nëse vijmë tek politika jemi vetëm një vit para zgjedhjeve. Dhe nëse SPAK ka vendosur të futet si një thikë në mes të fushatës elektorale edhe me daljen e Dumanit përgjigja është po.

Qëndrimi i tij indirekt, pra nuk merakoset fare nëse kalendari i tij përkon me kalendarin e zgjedhjeve dhe nuk ka problem SPAK dha sinjale dhe mesazhe shumë të qarta nuk impresionohem nga kostumi që mbani dhe stema që keni në jakën që keni. Mesazhet ishin e kundërta e pjesës vokale të asaj që ai tha, sepse e ndoqa edhe gjuhën e shenjave.

Mendoj që mbyll vrimat e mëdha të sistemit nga koha kur drejtësia ishte anonim i ulur në tryezë që as nuk shihte dhe as nuk dëgjonte. Tani kemi një aktor që është jo vetëm aktiv, por edhe i angazhuar. Pra është kjo strukturë e fortë ligjore, por edhe kjo klasë politike që ka arritur në fundin e ciklit të saj. Për shkak të konsumit të madh që ka, që i kanë të dy partitë e mëdha, kjo e SPAK mund të jetë vetëm një histori suksesi”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.