☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.24 ▲0.05%
ARI 4,196 ▼2.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,369 ▼ -2.11% ETH $1,624 ▼ -2.77% XRP $1.1097 ▼ -4.39% SOL $63.6600 ▼ -3.79%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.24 ▲0.05 % ARI 4,196 ▼2.1 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.24 ▲0.05 % ARI 4,196 ▼2.1 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Kosova

Numërimi i votave në Kosovë, ja cilët janë kandidatët më të votuar në partitë kryesore

Tre ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë po vazhdon, duke qartësuar se kush do të jetë pjesë e legjislaturës së njëmbëdhjetë të Kuvendit të Kosovës.

Deri më tani, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë numëruar mbi gjysma e votave të hedhura në kuti.

Më poshtë paraqiten kandidatët që kanë siguruar mbështetjen më të madhe të votuesve në secilën prej katër partive kryesore politike shqiptare, pasi janë numëruar mbi 55 për qind e votave.

Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti: 130.966 vota Glauk Konjufca: 103.002 vota Albulena Haxhiu: 59.620 vota Hekuran Murati: 51.771 vota Donika Gërvalla-Schwarz: 48.090 vota Partia Demokratike e Kosovës Bedri Hamza: 64.157 vota Përparim Gruda: 40.030 vota Arian Tahiri: 34.916 vota Uran Ismaili: 31.554 vota Vlora Çitaku: 21.765 vota Lidhja Demokratike e Kosovës: Vjosa Osmani Sadriu: 42.533 vota Lumir Abdixhiku: 38.510 vota Doarsa Kica Xhelili: 30.035 vota Hykmete Bajrami: 23.780 vota Avdullah Hoti: 21.761 vota Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Ardian Gjini: 21.848 vota Ramush Haradinaj: 19.598 vota Daut Haradinaj: 14.949 vota Besnik Tahiri: 13.065 vota Bekë Berisha: 10.633 vota Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, doli e para në zgjedhjet e 7 qershorit me 42.91 për qind të votave.

Pas saj renditen Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.14 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17.60 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 7.16 për qind dhe Lista Serbe me 6.17 për qind.

Sipas të dhënave paraprake, LVV-ja do t’i ketë 48 vende në Kuvend, e ndjekur nga PDK-ja me 24, LDK-ja me 20, dhe AAK-ja me 8.

KQZ-ja duhet të numërojë edhe votat me kusht, të personave me nevoja të veçanta si dhe ato me postë dhe të diasporës që ka votuar në përfaqësi diplomatike të Kosovës.

Ky institucion planifikon që të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve më 26 qershor dhe t’i certifikojë më 6 korrik, por këto afate janë vetëm planifikime, pasi do të varet edhe nga ankesat që mund të ushtrojnë palët lidhur me procesin. /REL

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.