⛅
Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 23 Tetor 2026
S&P 500 7,628 ▼0.46%
DOW 52,365 ▼0.95%
NASDAQ 25,911 ▼0.38%
NAFTA 101.72 ▲2.26%
ARI 4,045 ▼0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
₿ CRYPTO
BTC $81,906 ▲ +0.14% ETH $2,409 ▲ +0.23% XRP $1.3197 ▼ -0.42% SOL $104.6300 ▲ +0.03%
S&P 500 7,628 ▼0.46 % DOW 52,365 ▼0.95 % NASDAQ 25,911 ▼0.38 % NAFTA 101.72 ▲2.26 % ARI 4,045 ▼0.38 % S&P 500 7,628 ▼0.46 % DOW 52,365 ▼0.95 % NASDAQ 25,911 ▼0.38 % NAFTA 101.72 ▲2.26 % ARI 4,045 ▼0.38 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
23 Tet 2026
Breaking
Politika

Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet më 25 nëntor në Bruksel

Liderët e Bashkimit Evropian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen më 25 nëntor në Bruksel, në një samit ku në fokus do të jenë procesi i integrimit evropian, reformat dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal. Sipas Këshillit Evropian, takimi synon të riafirmojë rëndësinë strategjike të marrëdhënieve mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, si dhe angazhimin për anëtarësimin e vendeve të rajonit në bllokun evropian.

BE-ja do të përfaqësohet nga presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Costa ka theksuar se anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor mbetet një prioritet për Bashkimin Evropian, duke e cilësuar atë si një investim të rëndësishëm gjeopolitik në një periudhë sfidash ndërkombëtare. Sipas RTK, gjatë samitit, liderët pritet të diskutojnë reformat e nevojshme për përparimin e vendeve të rajonit drejt anëtarësimit, si dhe integrimin gradual të tyre në strukturat dhe politikat e BE-së.

Një tjetër çështje e rëndësishme do të jetë Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, me theks te zbatimi i mëtejshëm i tij dhe mundësitë për të përshpejtuar afrimin ekonomik të rajonit me Bashkimin Evropian.

Në agjendë do të përfshihen gjithashtu sfidat e përbashkëta, siguria dhe qëndrueshmëria në kushtet e zhvillimeve gjithnjë e më komplekse gjeopolitike. Takimi zhvillohet në kuadër të Agjendës Strategjike të Këshillit Evropian për periudhën 2024–2029. Samiti i fundit mes liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor u mbajt në Mal të Zi, në qershor të vitit 2026.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.