☁️
Tiranë 10°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,530 ▲2.94%
DOW 46,346 ▲2.5%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.30 ▼0.56%
ARI 4,703 ▲3.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,796 ▲ +2.23% ETH $2,095 ▲ +3.86% XRP $1.3429 ▲ +1.9% SOL $82.5800 ▲ +0.54%
S&P 500 6,530 ▲2.94 % DOW 46,346 ▲2.5 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.30 ▼0.56 % ARI 4,703 ▲3.2 % S&P 500 6,530 ▲2.94 % DOW 46,346 ▲2.5 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.30 ▼0.56 % ARI 4,703 ▲3.2 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Numri i turistëve sllovakë që vizituan Shqipërinë 20% më i lartë

Numri i turistëve sllovakë që vizituan sivjet Shqipërinë ishte rreth 20 për qind më i lartë se viti i kaluar, ndërsa gjatë vitit 2018 pritet që dimensioni ekonomik mes dy vendeve të marrë një hov të ri.

Ambasadorja e Shqipërisë në Bratislavë, Enkeleda Mërkuri, përmes një video-mesazhi postuar në rrjetin social “Facebook” me rastin e festave të fundvitit, u ndal në bashkëpunimin dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Kam kënaqësinë që të evidentoj se 2017-a shënoi një trend pozitiv në marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Sllovakisë. Përmes një dialogu intensiv diplomatik e politik, Sllovakia ka shprehur mbështetjen e saj për udhëtimin tonë evropian”, tha Mërkuri.

Po ashtu, sipas saj, u rritën ndjeshëm shkëmbimet në nivel të pushtetit lokal e në nivel akademik mes dy vendeve tona. Përmes aplikacioneve “Shko dhe ik -konsullata” është rritur ndjeshëm numri i shërbimeve konsullore për shtetasit shqiptarë në Sllovaki, theksoi ambasadorja.

Për diplomaten shqiptare më shumë pritet të arrihet përgjatë vitit që vjen.

“Krahas dialogut politik, dimensioni ekonomik merr një hov të ri. Pasurimi i kuadrit ligjor në këtë kontekst do të inkurajoj komitetin e biznesit në dy drejtime”, tha ajo.

2018-a si viti mbarëkombëtar i Gjergj Kastriot Skënderbeut, sipas ambasadores Mërkuri, “do të na mbledh përsëri në aktivitete kulturore për të promovuar vlerat tona historike kombëtare”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.