“Nxitje për reformat”! Hahn përshëndet vendimin e Bundestagut: Njohja e progresit konkret, thelbësor!
Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, ka reaguar pas vendimit të Bundestagut gjerman për t’i hapur rrugën integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Eurodeputeti Hahn shkruan në “Twitter” se është shumë i mirëpritur ky vendim i Bundestagut, pasi sipas tij, njohja e progresit konkret është thelbësor si nxitje për reformat.
“Shumë i mirëpritur votimi i sotëm në Bundestagun gjerman në favor të hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në tetor. Njohja e progresit konkret është thelbësor, si nxitje për reformat në Ballkanin Perëndimor dhe për besueshmërinë e BE”, shkruan Hahn.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.