☁️
Tiranë 10°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 92.04 ▼3.65%
ARI 5,012 ▲0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $74,188 ▼ -0.01% ETH $2,328 ▲ +0.4% XRP $1.5297 ▲ +0.58% SOL $94.4700 ▲ +0.37%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 92.04 ▼3.65 % ARI 5,012 ▲0.07 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 92.04 ▼3.65 % ARI 5,012 ▲0.07 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Politika

Obama, ftesë Ramës për në Samitin Ndërkombëtar kundër ISIS dhe Ekstremizmit të Dhunshëm

Presidenti Barack Obama ka iniciuar mbajtjen e një samiti me vendet e koalicionit anti-ISIS më 26 Shtator në Nju Jork, nga ku do t’i bëhet një bilanc arritjeve të deritanishme dhe sfidave përballë Shtetit Islamik dhe Ekstremizmit të Dhunshëm.

Top Channel, nga një burim diplomatik, ka mësuar se në zyrën e kryeministrit Edi Rama ka mbërritur ftesa nga Shtëpia e Bardhë për të marrë pjesë në këtë samit.

Po i njëjti burim thotë se kryeministri Edi Rama do të jetë njëri prej 12 lidervë politikë botërorë dhe i vetmi nga vendet e rajonit që do të mbajë një fjalë për të ndarë me pjesëmarrësit, atë që amerikanët e kanë vlerësuar si një sukses të Shqipërisë në përballjen me ekstremizmin.

Gjatë vizitës së fundit në Tiranë, më 13 Korrik 2015, Victoria Nuland, Nënsekretarja  Amerikane e Shtetit për Çështjet Evropiane, dha këtë vlerësim për Shqipërinë në përpjekjet e saj kundër ekstremizimit.

“Ne patëm bisedime të mira me të gjithë spektrin politik dhe organizatat joqeveritare rreth nevojës për t’ju kundërvënë ekstremizmit dhe punës që jeni duke bërë për të adresuar këto probleme në Shqipëri dhe rajon. Ne e konsiderojmë Shqipërinë si një vend që ka ngjitur shumë shkallë, duke u bërë kështu një lider në rajon në këtë luftë dhe ne si partnerë e vlerësojmë këtë. Gjithashtu, dëshiroj të theksoj faktin se, ju keni një traditë të pasur shumëetnike bashkëpunimi gjithashtu edhe në bashkëpunimin ndërfetar. Kjo është diçka shumë e mirë të cilën mund ta ndani me vendet e rajonit. Ne dëshirojmë t’ju përgëzojmë për këtë që keni bërë”, thonte Nuland.
Kjo ftesë vjen edhe si një vlerësim nga Shtëpia e Bardhë pas iniciativës së Ramës për ngritjen në Shqipëri të një qendre rajonale të promovimit të vlerave që luftojnë  ekstremizmin dhe dhunën.

Mësohet se disa ditë më parë, një grup pune nga Uashingtoni që po merret me organizimin e samitit ka qëndruar në Tiranë, duke u takuar me Ramën për të koordinuar axhendën e samitit.

Zyra e shtypit në Kryeministri, kontaktuar nga Top Channel, nuk ka pranuar të bëjë asnjë koment lidhur me këtë cështje.

Ftesa e mbërritur në zyrën e shefit të qeverisë shqiptare shuan të gjitha aludimet mediatike të javëve të fundit se Rama nuk do të ishte pjesë e këtij samiti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.