Tiranë 8°C · Pjesërisht vranët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 99.93 ▲1.24%
ARI 5,013 ▼0.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $72,937 ▲ +2.73% ETH $2,193 ▲ +4.74% XRP $1.4493 ▲ +3.32% SOL $92.5500 ▲ +5.3%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 99.93 ▲1.24 % ARI 5,013 ▼0.96 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 99.93 ▲1.24 % ARI 5,013 ▼0.96 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Amerika

Obama: Mundësitë për paqe mes Izraelit dhe Palestinës janë zbehur

Presidenti amerikan Barak Obama është shprehur se mundësitë për arritjen e paqes përmes dialogut ndërmjet Izraelit dhe Palestinës, janë zbehur, pasi Kryeministri izraelit u shpreh para zgjedhjeve se nëse do të rizgjidhet s’do ketë shtet palestinez.
obama-netanyahuDeklarata e Netanyahu-t zemëroi Shtëpinë e Bardhë, edhe pse ai është përpjekur të zbus qëndrimin e tij. Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit janë rritur ndjeshëm, pasi udhëheqësit kanë debatuar për disa çështje të ndryshme.

Megjithatë, Obama tha se marrëdhëniet e tij me Kryeministrin e Izraelit nuk kanë qenë faktor në mosmarrëveshjet e fundit midis dy vendeve. “Unë jam takuar me të më shumë se me çdo lider tjetër në botë. Ai përfaqëson interesat e vendit të tij, të njëjtën gjë bëj edhe unë. Kjo nuk është një çështje e marrëdhënieve mes liderëve, por një sfidë shumë e qartë, substanciale”, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Më herët gjatë së martës, Izraeli ka mohuar një raport që sugjeron se ka përgjuar bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mbi programin bërthamor të këtij të fundit.

Një zyrtar i vjetër izraelit tha për BBC se këto pretendime, të publikuara në gazetën “Wall Street Journal”, janë “tërësisht falso”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.