☁️
Tiranë 15°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,438 ▲1.49%
DOW 45,790 ▲1.27%
NASDAQ 21,191 ▲1.9%
NAFTA 102.84 ▼0.04%
ARI 4,628 ▲1.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,278 ▼ -0.61% ETH $2,076 ▲ +0.37% XRP $1.3282 ▼ -1.48% SOL $81.8500 ▼ -3.19%
S&P 500 6,438 ▲1.49 % DOW 45,790 ▲1.27 % NASDAQ 21,191 ▲1.9 % NAFTA 102.84 ▼0.04 % ARI 4,628 ▲1.55 % S&P 500 6,438 ▲1.49 % DOW 45,790 ▲1.27 % NASDAQ 21,191 ▲1.9 % NAFTA 102.84 ▼0.04 % ARI 4,628 ▲1.55 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Amerika

Obama: Nëse refuzohet marrëveshja me Iranin, rrezikohet Izraeli

Presidenti amerikan, Barack Obama u ka bërë të ditur udhëheqësve hebrenj të Amerikës se, do të ishte diçka e ngjashme me rënien e raketave mbi Tel Aviv, një refuzim dhe bllokim i marrëveshjes së re bërthamore me Iranin, i cili do të shoqërohej me veprime ushtarake.

Lajmi është bërë i ditur nga njëri prej përfaqësuesve më të lartë të komunitetit izraelit në SHBA, gjatë së mërkurës.

Në një apel të posaçëm ndaj hebrenjve amerikanë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, një kundërshtar tepër i ashpër i marrëveshjes së 14 korrikut, foli kundër argumenteve të administratës Obama, gjatë një transmetimi nëpërmjet internetit, se marrëveshja ishte e vetmja mënyrë për të shmangur luftën eventuale me Iranin.

Dhoma e Përfaqësuesve, e udhëhequr prej republikanëve në SHBA, do të votojë mbi miratimin apo refuzimin e marrëveshjes, kur ligjvënësit amerikanë të rikthehen në Uashington gjatë shtatorit, ndërsa udhëheqësit e partisë kanë sfiduar që tani Presidentin amerikan.

Greg Rosenbaum, njëri prej 20 udhëheqësve hebrenj të Amerikës që është takuar me Obamën në Shtëpinë e Bardhë ditën e martë, tha për një radio izraelite se Presidenti ishte shprehur tekstualisht se çfarë do të thoshte ndërmarrja e sulmeve ajrore amerikane për të goditur objektet bërthamore të Iranit, nëse marrëveshja mes fuqive botërore dhe Teheranit do të dështojë.

“Ai tha se veprimet ushtarake nga ana e SHBA-ve kundër objekteve bërthamore të Iranit nuk do të rezultojnë aspak në vendimmarrjen e Iranit për t’i shpallur një luftë të hapur Shteteve të Bashkuara”, tha Rosenbaum, pjesëtar i Këshillit Demokratik Kombëtar të Hebrenjve, duke cituar çfarë tha Obama për pjesëmarrësit në forum. “Do të shihni më shumë mbështetje për terrorizmin. Do të shihni raketat e Hezbollahut të mbërrijnë deri në Tel Aviv. Kjo është çfarë pritet të ndodhë, nëse SHBA-të do të ndërmarrin veprime ushtarake ndaj Iranit”.

Ndërkohë, Netanyahu, në telekonferencën e e organizuar nga grupet e hebrenjve në Amerikën Veriore, ripërsëriti argumentin e Izraelit se marrëveshja bërthamore nuk është e mjaftueshme për të ndalur projektet bërthamore të Iranit, të cilat kanë potencialin për prodhimin e bombës bërthamore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.