Rajoni

Oda Ekonomike e Kosovës dhe ajo e Serbisë, do të takohen në Graçanic

Oda Ekonomike e Kosovës dhe ajo e Serbisë, do të mbajnë një takim të shtunën në Graçanicë.

Ky takim i parë i këtij lloji, i cili do të mbahet më 9 maj (Ditën e Europës), do t’i mbledhë mbi 70 sipërmarrës dhe kompani nga dy vendet.

Kompanitë kryesore që do të marrin pjesë në këtë konferencë janë, Elkos, Albakos, Devolli Coorporation nga Kosova ndërsa nga Serbia do të jenë MK grup, Viktorija grup, Aseko si, Imlek, Bmbi, Knjaz Milosh etj, transmeton lajmi.net.

Ndërmarrësit do të kenë mundësinë që në Graçanicë të flasin për përmirësimin e bashkëpunimit.

Siç është paralajmëruar, në pjesën plenare do të flasin kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu dhe homologu i tij serb, Marko Çadezh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button