🌤️
Tiranë 6°C · Kryesisht kthjellët 16 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.41 ▼0.3%
ARI 5,012 ▼0.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $72,775 ▲ +2.18% ETH $2,185 ▲ +4.31% XRP $1.4473 ▲ +2.42% SOL $92.1200 ▲ +4.66%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.41 ▼0.3 % ARI 5,012 ▼0.99 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.41 ▼0.3 % ARI 5,012 ▼0.99 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Kosova

OEAK kritikon qeverinë për neglizhencë në luftën ndaj korrupsionit

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, se po neglizhon luftën kundër korrupsionit. Në një komunikatë për shtyp, të shpërndarë me postë elektronike, Oda amerikane bën të ditur se, pavarësisht kërkesës publike në dhjetor të vitit 2014 ndaj qeverisë kosovare për ta vendosur luftën ndaj korrupsionit në krye të axhendës qeveritare, fatkeqësisht gjatë së kaluarës, axhenda politike ka lënë në rend të dytë prioritetet e rëndësishme, përfshirë luftën kundër korrupsionit.

Duke iu referuar raportit të “Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit, 2015” të “Transparency International”, ku Kosova renditet në vendin e 103-të, Oda amerikane beson se nuk ka hapësirë për vetëkënaqësi, duke pasur parasysh se vlerësimi këtë vit është bërë brenda një numri më të vogël shtetesh.

Sipas Odës ekonomike, në nivel global, Kosova i përket ende grupit të shteteve me prani të lartë të korrupsionit, gjë që jo vetëm dëmton imazhin e Kosovës, por zbeh edhe potencialet e vendit për tërheqjen e investimeve të huaja direkte, sikurse pengon proceset integruese, veçanërisht në aspektin e liberalizimit të vizave dhe integrimin europian.

“Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet mekanizmave të drejtësisë dhe përmirësimit të zbatimit të ligjit. Një gjyqësor efikas, i pavarur dhe i përgjegjshëm, do të ishte i rëndësishëm në aspektin e uljes së rrezikut të investimeve dhe përmirësimit të zbatueshmërisë së kontratave, e rrjedhimisht do të dërgonte një sinjal tejet të rëndësishëm tek investitorët e huaj potencialë. Ekzistenca e organeve të fuqishme, të pavarura dhe profesionale në strukturën institucionale të Prokurimit Publik, do t’i mundësonte vendit të shumëfishonte përfitimet e mundshme nga prokurimi elektronik. Në këtë aspekt është i nevojshëm edhe fuqizimi i mekanizmave për raportimin e korrupsionit”, thuhet në qëndrimin publik të Odës Ekonomike Amerikane.

Në fund, Oda Ekonomike Amerikane kërkon nga qeveria dhe institucionet e drejtësisë, që të ushtrojnë funksionet e tyre në luftën kundër korrupsionit, duke siguruar zbatim të drejtë dhe efikas të legjislacionit, duke theksuar se është momenti i fundit, kur lufta kundër korrupsionit duhet të jetë në krye të axhendës qeverisëse në vend.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.