Ekspozita

Oh la la! Oh Non Non!

Artisti që pikturon vetëm bardhezi dhe qeverisja e Presidentit Francois Hollande

Hugh Schofield,BBC

Pyes veten sa prej jush kanë dëgjuar për artistin francez Pierre Soulages?

Ndoshta jo shumë. Kam jetuar në Paris afërisht 20 vjet dhe kisha shumë pak dijeni për këtë njeri. Mesa duket, përtej kësaj, ai është piktori më i madh në botë që jeton akoma.

Këtë e ka deklaruar as më shumë e as më pak, por Presidenti Francois Hollande, i cili së fundmi ishte në qytetin jugor të Rodez, në hapjen e një muzeu të ri që shfaqi veprat e mjeshtrit.

Një tjetër gjë e rëndësishme që duhet të dini rreth Soulages, i cili është tani në mesin e të nëntëdhjetave të tij: ai pikturon vetëm në një ngjyrë. Dhe kjo ngjyrë është… e zeza.

Epo, kjo nuk është e vërteta e plotë. Ndonjëherë ai përdorte edhe blunë. Por më pas ai vendosi që ishte më shumë i dhënë pas një ngjyre. Ndaj, që prej vitit 1979, çdo vepër e tij ka pasur larmi të kafes së errët, grisë së errët, vishnjës së errët dhe blusë së errët apo siç e quan ai, e zezë ultra.

Mendoj se ideja është që, nëse shikon përtej vijave vertikale dhe shtjellave, do të jesh në gjendje të hysh në një botë të re artistike dhe fillon të shohësh dritën, në të zezë.

Gjithsesi, nuk më mbetet mua në dorë të gjykoj një piktor i cili ka zënë vend të madh në galeritë e artit në Nju Jork. Ajo që më intrigoi është fakti se Presidenti francez mori vendimin të bënte një homazh të tillë publik dhe ekstravagant për një burrë, që për pjesën më të madhe të francezëve është thuajse i panjohur.

Vizita të lë përshtypjen se fuqia, kultura dhe elitarizmi në Francë është i pranishëm në veprat e këtij mjeshtri të së zezës, aq sa ia vlente një vizitë presidenciale. Sigurisht, kjo e fundit u shpjegua nga Presidenti, i cili e përshkroi Soulages si një shembull të ndritur të idesë se Franca ka ende rëndësi për botën.

Por ironia qëndron në faktin se Soulages prezanton krejtësisht të kundërtën. Përtej një grupi të vogël intelektual, ai është i panjohur në botë, madje edhe brenda Francës, shumica e njerëzve nuk do ta marrin për të mirëqenë fjalën e Presidentit se piktori i tyre është më i miri në botë dhe se ata duhet të jenë krenarë.

Shumica e njerëzve do të shohin vijat e drejta dhe vorbullat e zeza dhe do të qeshin me ndershmëri. Nuk po them se ata bëjnë mirë të qeshin për pikturat. Mesa kam dijeni, ato janë inovative dhe sfidojnë mënyrat e analizimit të realitetit.

Shumica e njerëzve, ata që nuk janë elitarë, nuk do ta kuptojnë. Dhe janë po këta njerëz – votues – që Hollande dhe të tjerët në elitën politike të Parisit kanë marrë rrugë të ndryshme prej shumë kohësh.

Protestat nuk kanë reshtur kohët e fundit në Francë, që nga punëtorët e hekurudhave deri tek artistët, të cilët kanë kërcënuar se do të mbyllin sezonin e festivaleve të artit në verë, nëse u preken privilegjet.

Personalisht nuk do të më interesonte nëse ata mbyllnin festivalet verore. Ato ngjajnë pak me Soulages.

Francezët pëlqejnë të mendojnë se është e gjitha pjesë e rrezatimit kulturor të vendit dhe se e gjithë bota i ka sytë nga ta, tepër e etur për të dëgjuar prej tyre dhe gjithashtu xhelozë.

Por janë ata kaq të shndritshëm? Keni dëgjuar ndonjëherë për festivalin e kërcimit të Uzës? Apo për Pranverën e Aktorëve në Montpellier?

“Nga errësira vjen drita”, – tha me krenari Hollande, teksa ua hidhte sytë kanavacave mortore të “artistit më të madh të botës akoma në jetë”.

Një fjalë rreth Presidentit: ai ka sens humori. Ai po vizatonte një paralele midis artit dhe fatit të tij të keq dhe po bënte një shaka të vogël.

Problemi është se në Francë, këto ditë, askush nuk ndien as ngacmimin më të vogël për të qeshur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button