☁️
Tiranë 14°C · Vranët 09 Nëntor 2026
S&P 500 7,518 ▲1.91%
DOW 52,104 ▲1.6%
NASDAQ 25,172 ▲2.41%
NAFTA 87.64 ▼3.51%
ARI 4,126 ▲1.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
₿ CRYPTO
BTC $75,385 ▼ -0.92% ETH $2,142 ▼ -4.46% XRP $1.1100 ▼ -4.08% SOL $87.7100 ▼ -2.22%
S&P 500 7,518 ▲1.91 % DOW 52,104 ▲1.6 % NASDAQ 25,172 ▲2.41 % NAFTA 87.64 ▼3.51 % ARI 4,126 ▲1.26 % S&P 500 7,518 ▲1.91 % DOW 52,104 ▲1.6 % NASDAQ 25,172 ▲2.41 % NAFTA 87.64 ▼3.51 % ARI 4,126 ▲1.26 %
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
09 Nën 2026
Breaking
Bota

OKB ngre alarmin: Toka po mbinxehet me ritme të përshpejtuara, bota drejt një epoke të re klimatike

– Toka po akumulon nxehtësi me ritme gjithnjë e më të shpejta, ndërsa çekuilibri energjetik i planetit ka arritur nivelin më të lartë që nga fillimi i matjeve, duke rritur rrezikun e fenomeneve ekstreme të motit, si valët e të nxehtit, thatësirat dhe ciklonet tropikale, sipas “The Guardian”.

Paralajmërimi vjen nga Organizata Botërore Meteorologjike (WMO), në raportin e saj të ri mbi gjendjen e klimës globale për vitin 2026, publikuar sot, në ditën e parë të Konferencës së OKB-së për Ndryshimet Klimatike COP31, që po zhvillohet në Antalia të Turqisë.

Sipas raportit, viti 2026 është ndër katër vitet më të nxehta të regjistruara ndonjëherë, ndërsa periudha 2015–2026 përbën 12 vitet më të ngrohta në historinë e matjeve.

Temperatura mesatare globale e sipërfaqes së Tokës, gjatë periudhës janar-shtator 2026, ishte rreth 1,47 gradë Celsius mbi nivelin paraindustrial. Kjo vlerë pritet të rritet më tej deri në fund të vitit, për shkak të forcimit të fenomenit klimatik “El Nino”.

Ky fenomen, i cili karakterizohet nga ngrohja e pazakontë e ujërave të Oqeanit Paqësor tropikal, pritet të arrijë intensitet rekord në dhjetor dhe të shtojë rrezikun e temperaturave të larta, thatësirave dhe reshjeve intensive deri në vitin 2027.

Sekretarja e Përgjithshme e WMO-së, Celeste Saulo, paralajmëroi se ndryshimet klimatike dhe “El Nino” po krijojnë një kombinim veçanërisht të rrezikshëm për klimën globale.

Ajo theksoi se planeti po përjeton një periudhë ku valët e të nxehtit, ciklonet tropikale dhe stuhitë me reshje të dendura, po intensifikohen më shpejt nga sa parashikohej në bazë të të dhënave historike.

Një nga treguesit më shqetësues të raportit është rritja e çekuilibrit energjetik të Tokës. Ky tregues mat diferencën mes energjisë që planeti merr nga Dielli dhe asaj që lëshon përsëri në hapësirë.

Përqendrimi në rritje i gazeve serrë në atmosferë, bën që një pjesë gjithnjë e më e madhe e nxehtësisë të mbetet në sistemin klimatik të Tokës. Sipas WMO-së, oqeanet thithin rreth 90% të kësaj nxehtësie të tepërt.

Për pasojë, viti 2026 pritet të jetë viti i 10 radhazi me temperatura rekord të nxehtësisë së oqeaneve. Edhe niveli mesatar global i detit ka arritur pikën më të lartë, që nga fillimi i matjeve satelitore në vitin 1993.

Raporti evidenton gjithashtu rritjen e përqendrimit të dioksidit të karbonit në atmosferë, i cili në vitin 2025 arriti në 426,8 pjesë për milion, rreth 53% më shumë krahasuar me nivelin e vitit 1750.

Ndërkohë, pasojat e ngrohjes globale po bëhen gjithnjë e më të dukshme në rajonet polare. Akulli detar në Antarktidë regjistroi në vitin 2026 sipërfaqen e tretë më të ulët maksimale të matur ndonjëherë, ndërsa në Arktik shtrirja maksimale ishte më e ulëta ose e dyta më e ulëta e regjistruar.

Edhe akullnajat në mbarë botën po vazhdojnë të humbasin masën e tyre. Sipas raportit, në vitin 2025 ato humbën më shumë se 400 gigatonë akull, ndërsa të 19 rajonet e monitoruara me akullnaja shënuan humbje për të katërtin vit radhazi.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, deklaroi se bota ka hyrë në një epokë të re të fenomeneve ekstreme klimatike.

“Një “El Nino” jashtëzakonisht i fuqishëm po përplaset me një planet tashmë të mbinxehur nga ndryshimet klimatike, të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor. Rekordet klimatike vazhdojnë të thyhen dhe kostot njerëzore po rriten”, paralajmëroi Guterres.

Ai nënvizoi se pasojat më të rënda po i përjetojnë komunitetet dhe vendet që kanë kontribuar më pak, në shkaktimin e krizës klimatike.

Guterres u bëri thirrje udhëheqësve botërorë të përshpejtojnë uljen e emetimeve të gazeve serrë, të përshpejtojnë kalimin drejt burimeve të pastra të energjisë dhe të sigurojnë mbështetje financiare për vendet më të prekura.

WMO thekson se parashikimet meteorologjike dhe sistemet e paralajmërimit të hershëm, janë gjithnjë e më të rëndësishme për të mbrojtur popullsinë dhe ekonomitë nga pasojat e ndryshimeve klimatike.

Sipas të dhënave të raportit, numri i vendeve që raportojnë sisteme shumë-rrezikëshe të paralajmërimit të hershëm është rritur nga 56 në vitin 2015 në 136 në vitin 2025.

Raporti i publikuar në kuadër të COP31, përmban të dhëna deri në shtator 2026, ndërsa dokumenti përfundimtar mbi gjendjen e klimës globale për vitin 2026 pritet të publikohet në mars 2027. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.