☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,840 ▼ -1.53% ETH $2,226 ▼ -0.94% XRP $1.3351 ▼ -1.37% SOL $82.7000 ▼ -2.37%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

OPEC-u mban prodhimin aktual të naftës duke sjellë rënie të çmimit

OPEC-u vendosi sot pavarësisht rënies së çmimit të naftës, që të mbajë nivelin e prodhimit të arit të zi në 30 milionë fuçi në ditë, një e re që solli rënie tjetër të çmimit të naftës.

ee927-271x200“Nuk ka ndryshim”, deklaroi për median ministri kuvajtian i Naftës, Ali al Omair, në përfundim të një mbledhje të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës në Vienë.

Ky vendim gjithashtu bëri që çmimet e naftës të bien sërish në nivelin më të ulët në katër vite, “Brent”-i ra në 74,36 dollarë për fuçi, niveli i tij më i ulët që prej 31 gushtit 2010, dhe “WTI”-ja ra në 70,81 dollarë për fuçi, niveli më i ulët që prej 25 gushtit 2010.

Ndërkohë që çmimi i naftës ka rënë prej më shumë se 30 për qind që nga qershori, për shkak të një oferte të bollshme dhe një kërkese në rënie, vendet e OPEC-ut duhet të zgjidhnin mes një ule të tabanit të prodhimit, që prej tre vitesh ishte në 30 milionë fuçi në ditë, ose të arrinin një angazhim për të respektuar dhe përdorur më mirë këtë sasi.

Venezuela, financat e së cilës po bien dhe që vuan në veçanti nga rënia e çmimit të naftës, kishte zhvilluar një fushatë të hapur për një reduktim të ofertës. Por shumë vende të Gjirit Persik, me Arabinë Saudite në krye, kishin hedhur poshtë këtë mundësi, duke vlerësuar se herët a vonë tregu do të stabilizohet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.