Kronika

ARMO gjobitet me 5 mln lekë për ndotje mjedisore

Kompania e naftës ARMO është ndëshkuar me një gjobë prej 5 mln lekësh të reja nga Inspektorati i Mjedisit për shkak të shkeljes së rregullave në shkarkimet e mbetjeve në lumin e Gjanicës, në Fier, çka ka sjellë ndotje masive të ujit dhe tokës në gjithë zonën  përreth.

armoPas kontrollit të ushtruar nga ana e inspektoratit mjedisor janë vënë re shkelje në shkarkimin e hidrokarbureve në ujërat e Gjanicës, duke shkaktuar një dëm të madh ekologjik në zonë.

Banorët e fshatrave të Fierit dhe Ballshit prej kohësh kanë shprehur shqetësimin për pasojat e dëmshme në shëndetin e tyre të toksinave që shkarkohen nga rafineria  e përpunimit të naftës, ARMO.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button