Ekonomia

Operatorët turistikë izraelitë vizitojnë Shqipërinë

Agjencia Kombëtare e Turizmit priti të hënën përfaqësuesit e operatorëve dhe gazetarëve nga Izraeli, të cilët po zhvillojnë një vizitë në vendin tonë.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Ardit Çollaku bëri të ditur se përfaqësues të operatorëve dhe gazetarëve nga Izraeli ndodhen në Shqipëri me ftesë të AKT-së për një vizitë disa ditore ku do të njihen me bregdetin shqiptar, vendet historike dhe arkeologjike dhe do të kenë mundësinë të shijojnë traditën e ushqimit në zonat turistike shqiptare.

Përfaqësuesit izraelit po ashtu zhvilluan një takim në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik edhe me drejtoreshën e Përgjithshme për Turizmin, Sonja Popa.

Sipas kreut të AKT-së, ky takim bëhet në kuadër të nismës së ndërmarrë nga Agjencia Kombëtare e Turizmit për të promovuar Shqipërinë turistike në arenën ndërkombëtare pranë shteteve të ndryshme të botës, prej të cilave synohet tërheqja e një numri sa më të madh vizitorësh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button