Politika

Opozita dhe mazhoranca ulen bashkë në tryezën e Reformës Zgjedhore, tre kushtet e Bashës

Përfaqësues të opozitës jashtë Parlamentit u takuan këtë të martë me bashkëdrejtuesit e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore. Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili u ulën në tryezë me Damian Gjiknurin dhe Rudina Hajdarin, pasi më parë opozita jashtë Parlamentit vendosi 3 kërkesa për miratimin e Reformës Zgjedhore.

Opozita e Bashkuar mandatoi sot Oerd Bylykbashin e Petrit Vasilin për t`u dakordësuar me palën tjetër për reformën zgjedhore. Pasi zbuloi emrat, në një deklaratë për mediat që i parapriu mbledhjes me aleatët në seli, Basha bëri të ditur gjithashtu edhe 3 kushtet për maxhorancën:

  1. Miratim i reformës zgjedhore në mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse, konsensuale mes partive politike.

  2. Hartimi dhe diskutimi i reformës jashtë parlamentit në tryezën politike të partive.

  3. Miratimi pa ndryshime nga komisioni dhe Parlamenti i produktit konsensual të tryezës politike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button