OSBE do të mbajë nesër konferencën për reformën zgjedhore me temë “Të mohuar nga sistemi: ngritja e një sistemi gjithëpërfshirës për mbrojtjen e demokracisë”.
Në draft axhendën e saj, takimi do të nisë me një fjalë të kryetarit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt, për t’u pasuar më tej me fjalimet e dy bashkëkryetarëve e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari e Damian Gjiknuri.
Mësohet se ata që do të përfaqësojnë opozitën në nivel teknik, në konferencën për Reformën Zgjedhore janë Ivi Kaso i PD-së, Muharrem Çakaj i LSI-së dhe Arjan Madhi i PR-së.
Ndërkohë po sot ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt ka zhvilluar një takim vetëm për vetëm me kryetari e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.