Politika

Opozita sot protestë, thirrje qytetarëve: Në orën 11:00 fikni makinat për 5 minuta

Nis sot aksioni i parë opozitar për vitin 2015. Prej ditësh Partia Demokratike u ka bërë thirrje qytetarëve që në shenjë proteste ndaj çmimit të naftës të fikin për 5 minuta automjetet në orën 11:00 të ditës së sotme.

bashaEdhe dje, kreu i PD-së, Lulzim Basha ftoi qytetarët ti bashkohen kësaj proteste duke deklaruar se “ka ardhur koha që njerëzit të mbrojnë veten dhe t’i tregojnë qeverisë se nuk mund të luajë me fatet e tyre”.

“Protesta e nesërme është hapja e një pranvere protestash të pandalshme masive dhe popullore që s’kanë për ta lënë dyshen Rama-Meta të livadhisin sipas qejfit”, tha kryedemokrati Basha dje, ndërsa në ditët e kaluara edhe përfaqësues të tjerë kanë bërë thirrje për të marrë pjesë në këtë aksion të parë masiv të opozitës kundër qeverisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button