Opozitarizëm në kohë të koronavirusit
Në Shqipëri epidemia e panikut, po përpiqet ti zërë vendin epidemisë së Koronaviusit. Lajme të rreme rreth pranisë së koronavorusit janë shpërndarë në rrjete sociale, ndërsa disa mjekë që duan të bëjnë protagonistin opozitar dhe me panikun ndaj epidiemsë, po kthehen në kasandra të epidemisë.
Por mbi të gjitha shqun Sali Berisha. Ka 24 orë që poston komente dhe përcejll lajme të rreme nga qytetari digital, rreth koronavirusit. Ka shpikur faktin që qeveria ka thënë vetsigurohuni në karantinë, gjë q ënuk e ka thënë. Ka shpikur si vend karantine spitalin e Kavajës dhe e ka kundërshtuar po vet. Ka shpikur se nuk kontrollohet njeri në aeroporte e porte, ka deklaruar se koronavirusi mund të ketë mbritur në Shqipëri dhe mund të jetë duke bërë kërdinë e broçkulla të tjera.
Ne nuk kemi imunitet ndaj kësaj epidemie. Ajo mund të mbrijë vërtet në ditët që vijnë dhe ne duhet të përballemi me të. Përballë një sfide të tilë janë të gjithë të prekshëm.
Ajo që mund të kemi në dorë ne si shoqëri dhe si media, është përgjegjshmëria publike në sjelljen ndaj kësaj epidemie. Nëse ndodh, ajo i ngjan një gjendje lufte, ku komandojnë institucionet shëndetësore dhe jo ta marrët e rrugëve. Mirë apo keq, të zot apo të paaftë, të mirë pajisur apo keqpajisur, ata do të jenë zotërit e asaj lufte dhe ne duhet të mësojmë të sillemi si në një gjendje të jashtzakonshme derisa rreziku të kaloj.
Ky plak i çmendur, që lut orë e minutë, të afroj epidemia, dhe e bën fakt të kryer që koronavirusi ka mbritur, që fillon e jep mendje e urdhëra se si të sillemi ndaj tij, është i pari që duhet futur në karantinë.
Ka kaq kohë që lutet për çdo fatkeqësi natyrore apo njerëzore, me shpresë se fatkeqësia sado e rënd të jetë, sado shkatërimtare , për të është e mirë se mund të shkatërroj dhe qeverinë.
I pashpresë në fuqitë e tij politike, i braktisur nga njerëzit dhe me një urrejtje të fshehur për një popull që nuk e do, ai lutet orë e minutë të vijë ora e fatkeqësisë dhe të shikoj se si njerëzit mund ti ndëshkoj zoti, se nuk duan atë.
Koronavirusi ka prekur disa nga vendet më të mëdha të botës, vende komuniste si Kina, ku kontrolli shtetëror është në duart e një lideri të fort, që ka marrë masa dragoniane, por dhe vende demokratike si Italia. Nuk kam parë në Itali ndonjë opozitarë të mallkoj e të ndjell fatkeqësiën si ky njeri, i cili e ndjen se ka kohë të pamjaftueshme për të marrë hak ndaj një populli që nuk e do dhe ëndërron koronavirusin.
Askush nuk mund të bëj profetin e të thotë sa dëme mund të kemi nëse prekemi nga kjo epidemi, por e sigurt është që do të kaloj. Le të shpresojmë që të mos numurojmë asnjë të vdekur pas ikjes së rrezikut, dhe të na mbeten si kujtime nga kjo epidemi, vetëm mallkimet e Sali Berishës, që ka 24 orë që na ka kthyer në kryqytet të koronavirusit, pa patur ende asnjë pacient.
I vetmi pacient është ai vet, që koronavirusin e shikon si si shpresë për të marr hak ndaj një populli që nuk e do dhe ndaj një qeverie që nuk e rrëzon dot. Dhe për vete ndjehet i sigurt, meqë është hap lajmi, se koronavirusi nuk i prek kafshët.