Orban njeh humbjen dhe uron fituesin Magyar
Kryeministri hungarez në largim, Viktor Orban, pranoi humbjen në zgjedhjet parlamentare të së dielës gjatë një fjalimi të shkurtër në selinë e tij të fushatës.
“Rezultatet e zgjedhjeve, megjithëse ende jo përfundimtare, janë të qarta. Për ne, ato janë të dhimbshme, por të padiskutueshme. Nuk na është dhënë përgjegjësia ose mundësia për të qeverisur”, tha udhëheqësi nacionalist, duke shtuar se kishte “uruar partinë fituese”.
Udhëheqësi i opozitës hungareze, Peter Magyar njoftoi në një postim në Facebook se kishte marrë një telefonatë nga Viktor Orban duke e uruar për fitoren e tij në zgjedhjet parlamentare.
“Kryeministri Viktor Orban sapo më telefonoi për të na uruar për fitoren tonë”, shkroi ai.
Më herët gjatë mbrëmjes ai ishte deklaruar “optimist i kujdesshëm” për fitoren e tij./



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.