☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 88.55 ▼4.11%
ARI 4,589 ▲4.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,494 ▲ +0.05% ETH $2,153 ▲ +0.88% XRP $1.4091 ▼ -0.03% SOL $90.9500 ▲ +1.01%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.55 ▼4.11 % ARI 4,589 ▲4.25 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.55 ▼4.11 % ARI 4,589 ▲4.25 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Europa

Orban tregon pse nuk i vendosi veton integrimit të Ukrainës

“U përpoqa t’i bindja se një ndihmë e dhënë keq është me keq se të mos ndihmosh fare.”

Kryeministri i Hungarisë ka treguar në një intervistë për radion publik të vendit se përse nuk i vendosi veton hapjes së negociatave me Ukrainën në Bruksel, pasi prej kohësh ishte zotuar që të mos e lejonte integrimin e saj në Bashkimin Europian.

Viktor Orban thotë se u përpoq t’i bindte liderët e tjerë të BE-së që të mos e vendosnin në rendin e ditës çështjen e negociatave të pranimit të Ukrainës.

“Ishte e pamundur t’i bindja ata,” tha ai.

Liderët e BE-së kishin “dy argumente serioze” që siç tregon,  ai duhej t’i merrte parasysh.

Njëra është se ata ishin 26 dhë unë isha vetëm dhe ata donin t’i jepnin Ukrainës … inkurajim për të vazhduar luftën. Prandaj më kërkuan që të mos i pengoja,” shtroi Orban duke shtuar se argumenti i tyre vendimtar ishte se Hungaria nuk do të humbiste asgjë. Kjo pasi fjala e fundit u takon parlamenteve të shteteve anëatre, duke përfshirë këtu edhe atë të Hungarisë.”

“Nëse ne nuk duam që Ukraina të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, atëherë parlamenti hungarez do të votojë kundër”, shtoi ai.

Megjithatë, kryeministri hungarez theksoi se përpara është një proces i gjatë dhe se janë rreth 75 raste kur qeveria hungareze mund ta ndalte procesin.

“Nëse ndonjë gjë dëmton interesat e Hungarisë gjatë bisedimeve, unë do ta ndaloj.”

Në momentin kur u votua për çeljen e negociatave, Viktor Orban la sallën, por e bëri të qartë se para nga taksapaguesit e Europës për Ukrainën nuk do të ketë.

 “Më është dashur të vë veton ndaj 50 miliardëve… ata nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të mbanin parasysh se Hungaria vuri veton ndaj tij, kështu që nuk ka para”, tha ai.

Më tej ai vijoi me kritika për Bashkimin Europian që sipas tij “është mësuar tashmë që të marrë vendime të këqija.”

Ai renditi krizën financiare të vitit 2008, migrimin dhe “vendimin e saj për luftën në Ukrainë për të shkuar “drejt luftës dhe sanksioneve dhe jo në drejtim të paqes.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.