🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,802 ▼ -0.16% ETH $2,236 ▲ +0.05% XRP $1.1627 ▼ -1.78% SOL $89.6800 ▼ -0.78%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Sporti

Orges Shehi pas suksesit në derbi: E kishim të domosdoshme këtë fitore

“Ishte emocionuese, derbi ka emocione të veçanta”. Trajneri i Tiranës, Orges Shehi ka komentuar për mikrofonët e emisionit “Super Gol” në RTSH fitoren me përmbysje të arritur në derbi, 2-1 përballë Partizanit në javën e 33-të të “Abissnet Superiore”.

“Duke u nisur dhe nga pozicioni, e kishim të domosdoshme këtë fitore. Jam i kënaqur për të gjithë lojtarët, për atë që dhanë në fushë.

“Ndryshuam në pjesën e dytë, na e bëri dhe rezultati. Brenda ndeshjes ka shumë ndeshje, ka shumë ndryshime edhe për shkak të lojtarëve. Derbi ka doza emocionale, të bën të gabosh pasimet e thjeshta”.

“Çfarë u thashë lojtarëve pas pjesës së parë? U thashë lojtarëve se është e sigurt që do fitojmë. Rrini të qetë, besoj te kualiteti juaj. Alvarez? E kam thënë edhe në intervista të tjera, ka shumë kualitet, por ka pasur probleme fizike, menduam ta niste nga stoli. Edhe kundërshtari shpenzon energji dhe donim të përfitonim nga cilësitë e tij”.

“Nuk mbaj mend derbi me kaq shumë raste në tranzicion, njerëzit në stadium mund ta kenë shijuar. Që kur kam mbërritur këtu, u kam thënë lojtarëve që kanë shumë kualitet, ana psikologjike ka qenë një nga armët që kemi punuar më shumë”.

“Mos harrojmë që presioni është i madh, nuk të le të shfaqësh atë që do. Nuk ka pushim për ne deri në fund të kampionatit”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.