Bota

Orgji dhe drogë në krye të detyrës, marina britanike shkarkon 9 oficerë të nëndetëses nukleare

Marina Britanike ka shkarkuar 9 marinarë, të cilët ishin caktuar të kryenin shërbimin pranë një nëndetëse nukleare, pasi rezultuan pozitivë në testin se kishin konsumuar lëndë narkotike gjatë detyrës, shkruan “DailyMail”.

Mediat britanike dhe ato ndërkombëtare raportojnë se ky është një prej skandaleve më të mëdha që ka goditur Marinën britanike, ku janë përfshirë anëtarët e ekuipazhit të “HMS Vigilant”, e cila është një prej nëndetëseve nukleare në Britani. Madje sipas tyre një nga oficerët ka pranuar se në këto festa kryheshin edhe marrëdhënie seksuale.

Grupi hetimor pretendojnë se lëndën narkotike ata e kanë marrë gjatë festave të ndryshme, ndërkohë që nëndetësja ishte e ankoruar në SHBA për të marrë disa mbushje nukleare.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button