☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 88.15 ▼4.55%
ARI 4,554 ▲3.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,098 ▲ +0.27% ETH $2,173 ▲ +0.83% XRP $1.4184 ▼ -0.34% SOL $92.0100 ▲ +0.68%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.15 ▼4.55 % ARI 4,554 ▲3.45 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.15 ▼4.55 % ARI 4,554 ▲3.45 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Rajoni

OSBE: Marrëdhëniet etnike në Maqedoni, kritike

osbe-marr-euml-dh-euml-niet-etnike-n-euml-maqedoni-kritike_hdOSBE vlerëson se marrëdhëniet etnike në Maqedoni janë tejet kritike dhe se do të jenë të tilla dhe në vijim.

Një gjë të tillë e ka thënë Komisionerja e lartë për Komunitetet, Astrid Thors, e cila raportoi në Vjenë, pas vizitave të krerëve politikë në Maqedoni.

“Polarizimi etnik i shoqërisë ishte në qendër të diskutimeve të mia me lidershipin politik në Shkup, gjatë muajit Qershor. Fatkeqësisht, tendencat drejt ndarjes janë duke u konsoliduar më shumë dhe incidentet po marrin një aspekt ndër-etnik. T’i adresosh këto incidente, si thjesht çështje sigurie, nuk mjafton. Edhe pse kjo është më se e qartë për liderët politike, nuk ka një marrëveshje mbi mënyrën se si duhet adresuar kjo çështje. Unë vizitova qeverinë, duke kërkuar që ajo të përdorë mandatin e ri të saj, për të punuar drejt dialogut dhe bashkëpunimit përtej spektrit etno-politik. Kjo është një nga kushtet për ndërtimin e konsensusit politik”, ka raportuar Astrid Thors.

Komisionerja e lartë e BE-së shtoi më tej se dialogu ndër-etnik mund të mundësojë edhe shqyrtim të Marrëveshjes së Ohrit, për të nxjerrë në pah politikat e duhura të së ardhmes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.