☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 88.52 ▼4.15%
ARI 4,575 ▲3.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,444 ▼ -0.14% ETH $2,150 ▲ +0.61% XRP $1.4078 ▼ -0.28% SOL $90.8800 ▲ +0.77%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.52 ▼4.15 % ARI 4,575 ▲3.94 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.52 ▼4.15 % ARI 4,575 ▲3.94 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Europa

OSBE: Separatistët prorusë pranojnë hetim ndërkombëtar për rrëzimin e avionit malajzian

Logo-e-OSBE-seOSBE-ja njoftoi sot se përfaqësuesit e forcave proruse në rajonin e Donjetskut kanë pranuar një hetim ndërkombëtar për rrëzimin e aeroplanit malajzian me 298 persona në bord. ”Në takimin e mbajtur pas rrëzimit të aeroplanit në pjesën lindore të Ukrainës, përfaqësues të forcave proruse në rajonin e Donjetskut kanë pranuar ta bllokojnë vendin ku ndodhi fatkeqësia dhe t’u lejojnë autoriteteve lokale të fillojnë përgatitje për tërheqjen e trupave”, thuhet në njoftimin e OSBE-së. Forcat proruse, gjithashtu, kanë pranuar edhe një komision hetimor kombëtar, duke përfshirë edhe hetuesit ndërkombëtarë, në rajonet nën kontrollin e tyre. ”Sipas marrëveshjes, do të sigurohet edhe garanci për vëzhguesit e OSBE-së”, theksohet në komunikatë. Aeroplani malajzian tip ”Boeing 777”, me numër fluturimi MH17 nga Amsterdami në Kuala Lumpur, u rrëzua mbrëmë në pjesën lindore të Ukrainës duke shkaktuar vdekjen e të gjithë personave në bord

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.