Ekonomia

OSHE: Nga reduktimi i humbjeve i përfituan 23 milionë dollarë

adrianGjatë periudhës janar –prill të këtij viti humbjet në rrjetin e energjisë arritën në 32.9 për qind, sipas të dhënave nga Ministria e Energjitikës. Niveli i më i lartë i humbjeve i takon muajit janar me 36.6 %, ndërsa niveli më i ulët u shënua në muajin prill me 30.5 %. Humbjet zbritën në 30.5%, nga 35.7% që ishin vitin e shkuar dhe gati 39.7% në prill të 2013-s.

Sipas analizës së OSHE mësohet se pikërisht nga reduktimi i humbjeve në këto nivele në katërmujorin e parë të këtij viti janë kursyer 23 milionë dollarë.

Humbjet në shpërndarjen e energjisë elektrike, të cilat janë parashikuar të arrijnë në 8 % në vitin 2020 sipas parashikimeve të Ministrisë së Energjisë do të rëndojnë më shumë në eliminimin e humbjeve joteknike “vjedhjeve” të energjisë dhe më pak në humbjet teknike nga rrjeti.

Këtë vit është planifikuar që niveli i humbjeve gjithsej të jetë 31.8%, ku humbjet teknike do të zënë 21.04 % të totalit dhe humbjet joteknike (vjedhjet) do të zënë 10.7 për qind të totalit duke u ulur me 10 për qind në krahasim me një vit më parë. Planifikimet thonë se, humbjet teknike do të rriten me 23% dhe humbjet jo teknike do të ulen me -47%. Në një kohë që vjedhjet pritet të përgjysmohen këtë vit, humbjet nga amortizimi i rrjetit pritet të avancojnë edhe më tej në krahasim me vitin 2014, duke arritur në 20.6 për qind nga 17% për qind që u raportuan vitin e shkuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button