☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 88.39 ▲0.3%
ARI 4,475 ▲1.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,011 ▼ -1.17% ETH $2,145 ▼ -0.47% XRP $1.4074 ▼ -2.02% SOL $90.0000 ▼ -1.76%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.39 ▲0.3 % ARI 4,475 ▲1.53 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.39 ▲0.3 % ARI 4,475 ▲1.53 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

OSHEE kurseu 100 mln euro. Ulja e humbjeve, sa 1% e PBB

Ulja e humbjeve të energjisë i ka kursyer Operatorit të Shpërndarjes, por edhe buxhetit të shtetit, një faturë që shkon sa 1 për qind e prodhimit kombëtar. Të dhënat bëhen publike nga Enti Rregullator i Energjisë.
Sipas Entit, në Janar-Korrik të këtij viti shpenzimet e OSHEE-së për mbulimin e humbjeve të energjisë zbritën në 37.5 milionë euro, kur për të njëtën periudhë të 2014-s shifra ishte 97.6 milionë euro.
Si rezultat, vetëm për 7-mujorin OSHEE ka shpenzuar 60 milionë euro më pak për humbjet, ndërsa nëse llogaritet për të gjithë vitin e plotë, kursimi shkon në rreth 100 milionë euro.
Sipas Entit, rënia është rezultat i dy faktorëve. Së pari, reduktimit të humbjeve në sasi. Të dhënat tregojnë se, krahasuar me vitin 2014, humbjet në rrjetin e shpërndarjes janë ulur më gati 60 për qind, kryesisht falë reduktimit të vjedhjeve.
Por veç uljes së humbjeve, një tjetër faktor është edhe rënia e çmimeve, me të cilat OSHEE ka blerë energji nga importi. Sipas të dhënave, çmimi mesatar i energjisë së importuar ra nga 56 euro për megavat, që ishte në shtamujorin e 2014-s, në 43.5 euro për megavat këtë vit.
Tre vite më parë, sektori energjetik ishte sipas FMN-së kërcënimi kryesor për financat e vendit, pasi qeveria detyrohej të subvenciononte miliarda lekë në vit për kompanitë publike të energjisë. Por në 6 muajt e parë të këtij vitit, OSHEE, KESH dhe OST realizuan – siopas të dhënave zyrtare, – një fitim prej gati 50 milionë eurosh.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.