Ekonomia
OSHEE reagon ndaj akuzave të PD: E latë kompaninë në rrugë
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka reaguar pas deklaratës së kreut të grupit të PD, Edi Paloka, që aludonte për favorizim në tenderin për ngritjen e godinës së re të kompanisë.
“Kompania i pranon kritikat dhe punon për të përmirësuar shërbimin, por nuk i pranon kritikat që vijnë nga shkatërruesit e kompanisë, që e lanë atë rrugëve”, thuhet në një deklaratë.
Në të sqarohet se qendra e re e kompanisë do të ndërtohet për të kursyer paratë e qirave, “ndërsa shpifësve profesionistë që janë në opozitë u themi të mos harrojnë të paguajnë dritat”, vijon njoftimi.