🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $71,443 ▲ +1.12% ETH $2,092 ▲ +0.96% XRP $1.4143 ▲ +1.8% SOL $87.8000 ▲ +1.19%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

OSHEE rrit arkëtimet, ul nivelin e humbjeve të energjisë

OSHEE ka mundur të rrisë performancën e saj këtë vit duke rritur arkëtimet dhe ulur nivelin e humbjeve. Sipas burimeve të ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, për periudhën Janar-Qershor niveli i arkëtimeve u rrit me 50% më shumë se në vitin 2014, ose 83% më shumë, krahasuar me vitin 2013.  Niveli i humbjuve në muajin Qershjor shënoi kuotën prej 28.6 %, nga 40% që ishte vjet në të njëjtën periudhë. Dalja e sektorit energjitik nga kriza financiare lidhet me aksionin që nisi vitin e kaluar për të luftuar abuzimet me energjinë elektrike dhe duke ndryshuar menaxhimin e transaksioneve brenda sektorit.

Për pasojë, KESH ka kursyer mbi 35.5 milionë euro për shkak të rreshjeve dhe mirëmenaxhimit në shitjen dhe blerjen e energjisë me çmimin e bursës ndërkombëtare, ndërsa OSHEE ka përfituar 44.8 milionë euro. Rritja e likuiditetit për dy kompanitë publike ka bërë të mundur që deri tani të jenë shlyer 90% të borxhit të akumuluar ndaj HEC-eve private, ose 40 milionë usd.
Ndërkohë, OSHEE ka nisur programin e investimeve, kryesisht në sistemin e shpërndarjes dhe deri në fund të vitit parashikohet të investohen 5 miliardë lekë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.