OSHEE, skema lehtësuese për 125 mijë debitorët e energjisë
Të paktën 125 mijë familje në gjithë vendin që janë debitorë të energjisë elektrike, kanë refuzuar të përfitojnë nga skema lehtësuese me afatet, që ofroi muajt e fundit OSHEE.
Sipas burimeve të kompanisë së shpërndarjes, në bazë të bilancit të bërë nga koha kur nisi aksionin për mbledhjen e debive, rezulton se janë lidhur 310 mijë aktmarrëveshje te reja dhe janë arkëtuar 7.6 miliardë lekë nga detyrimet e prapambetura.
Nisur nga fakti që janë edhe 125 mijë abonentë që kanë refuzuar te bëhen pjesë e skemës, kompania e shpërndarjes se energjisë paralajmëron se kushdo abonent, që refuzon të paguajnë, do t’i ndërpritet energjia.
Gjithsesi OSHEE e lë të hapur mundësinë e përfitimit sipas skemave lehtësuese për pagesat e prapambetura, të cilat parashikojnë pagimin me këste të energjisë jo me pak se 2500 lek/muaj dhe nëse detyrimi paguhet brenda afatit, abonentit do t’i ulet 50 % e kamatë-vonesës.