☁️
Tiranë 13°C · Vranët 08 May 2026
S&P 500 7,337 ▼0.38%
DOW 49,597 ▼0.63%
NASDAQ 25,806 ▼0.13%
NAFTA 97.17 ▲2.49%
ARI 4,707 ▼0.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009 EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009
₿ CRYPTO
BTC $80,041 ▼ -1.59% ETH $2,293 ▼ -2.35% XRP $1.3876 ▼ -2.56% SOL $88.4500 ▼ -0.64%
S&P 500 7,337 ▼0.38 % DOW 49,597 ▼0.63 % NASDAQ 25,806 ▼0.13 % NAFTA 97.17 ▲2.49 % ARI 4,707 ▼0.08 % S&P 500 7,337 ▼0.38 % DOW 49,597 ▼0.63 % NASDAQ 25,806 ▼0.13 % NAFTA 97.17 ▲2.49 % ARI 4,707 ▼0.08 %
EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009 EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009
08 May 2026
Breaking
Kosova

Osmani merr ftesë për të vizituar Izraelin nga kryeparlamentari Levin

Ushtruesja në detyrë e Presidentes, Vjosa Osmani, një ditë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izreaelit ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetarin e Kuvendit të Izraelit, Yariv Levin.

Osmani e ka falënderuar Levin për vendimin e shtetit të tij për ta njohur shtetin e Kosovës, duke shfaqur shpresën se hapja e këtij kapitulli të ri do të jetë mundësi e mirë për intensifikimin e marrëdhënieve në shumë sfera.

Në këtë kontekst, marrëdhëniet me Izraelin i ka konsideruar të rëndësisë strategjike.

Mes tjerash Osmani ka thënë se shteti i Kosovës me njohjen nga Izraeli e ka forcuar edhe më tej pozicionin ndërkombëtar, teksa ka shfaqur shpresën se veprimin e këtij shteti ta ndjekin edhe shtetet e tjera mosnjohëse.

Në cilësinë e Kryetares së Kuvendit të Kosovës, zonja Osmani ka potencuar rëndësinë e fillimit të bashkëpunimit ndërparlamentar, duke e pas parasysh faktin se legjislativi kosovar tashmë ka krijuar Grupin e Miqësisë me Izraelin.

Më tej, në këtë bisedë telefonike, Osmani i ka thënë Levin se Kosova do ta mbështes çdo iniciativë globale kundër antisemitizmit.

“Antisemitizmi nuk ka gjetur vend në Kosovë. Në këtë plan ne do të punojmë edhe me rininë kosovare lidhur me edukimin e tyre për luftën kundër antisemitizmit”, ka thënë Osmani.

Ndërkaq kryetari i Kuvendit të Izraelit, Yariv Levin, në fund të kësaj bisede telefonike e ka ftuar Osmanin për një vizitë në Izrael në një kohë të përshtatshme për të dy palët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.