☁️
Tiranë 18°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 99.74 ▼4.21%
ARI 3,912 ▲0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,196 ▼ -0.01% ETH $2,294 ▲ +0.91% XRP $1.2523 ▼ -0.06% SOL $94.5500 ▼ -1.09%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.74 ▼4.21 % ARI 3,912 ▲0.34 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.74 ▼4.21 % ARI 3,912 ▲0.34 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Osmani: Përgatitemi për zgjedhje parlamentare në pranverën e vitit 2027

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, i ftuar në emisionin “Click Plus” në TV21, paralajmëroi se partia e tij po përgatitet për zgjedhje të parakohshme parlamentare në pranverën e vitit 2027.

Osmani u pyet nëse ekziston ndonjë marrëveshje mes BDI-së dhe OBRM-PDUKM-së për zgjedhje në prill, Osmani konfirmoi se ka pasur komunikime me OBRM-PDUKM-në, por nuk dha detaje për ndonjë marrëveshje konkrete.

“Po kërkojmë zgjedhje. Normalisht, në forma të ndryshme është komunikuar edhe me OBRM-PDUKM-në dhe nuk ka rezistencë. Presim zgjedhje në pranverë 2027 dhe po bëjmë përgatitjet”, deklaroi Osmani.

I pyetur edhe për ish-zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi i cili po gjykohet për rastin “Lotaria”, Osmani tha se është vendim absurd që të gjykohet ai për një vendim kolektiv të Qeverisë, pasi për vendime të tilla përgjegjëse është Gjykata Administrative dhe ajo Kushtetuese.

Ai tha se në këtë moment duhet të largohet fokusi nga trajtimi i ngjarjes si “show” dhe të veprohet me fakte.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.