Tiranë 8°C · Pjesërisht vranët 13 March 2026
S&P 500 6,673 ▼1.52%
DOW 46,678 ▼1.56%
NASDAQ 22,312 ▼1.78%
NAFTA 95.86 ▲0.14%
ARI 5,097 ▼0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
₿ CRYPTO
BTC $71,347 ▲ +2.74% ETH $2,094 ▲ +3.19% XRP $1.4140 ▲ +3.02% SOL $88.5900 ▲ +3.81%
S&P 500 6,673 ▼1.52 % DOW 46,678 ▼1.56 % NASDAQ 22,312 ▼1.78 % NAFTA 95.86 ▲0.14 % ARI 5,097 ▼0.57 % S&P 500 6,673 ▼1.52 % DOW 46,678 ▼1.56 % NASDAQ 22,312 ▼1.78 % NAFTA 95.86 ▲0.14 % ARI 5,097 ▼0.57 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
13 Mar 2026
Breaking
Kosova

Osmani zbulon kulisat e krizës në Kosovë

Nga tradhtia, te zërat për aleancë me Ramën kundër Kurtit;

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zbuluar prapaskena të marrëdhënies së saj me kryeministrin Albin Kurti, duke pranuar se ndjen një “tradhti personale” pas ndryshimeve në raportet politike mes tyre.
Në një intervistë për emisionin, Osmani tregoi se në fillim të bashkëpunimit Kurti i kishte dhënë mbështetje të plotë dhe e kishte vlerësuar publikisht për punën në krye të shtetit.
Sipas saj, kryeministri madje i kishte premtuar përkrahje edhe për një mandat tjetër presidencial.
“Kurti është zotuar se do të më përkrahë në një kauzë të tillë dhe më ka thënë se bashkimi ynë është në interes të Kosovës. Ai më tha: ‘Je presidentja më e mirë në shekullin 21’”, deklaroi Osmani.
Megjithatë, sipas saj, situata ndryshoi më vonë, kur nga ana e Kurtit dhe grupit parlamentar të Vetëvendosjes erdhi një mesazh i qartë se kandidatura e saj nuk do të mbështetej më.
“Kur u qartësua se ka gjasa që unë të zgjidhem sërish, erdhi vlerësimi nga kryeministri Kurti se ai personalisht dhe grupi parlamentar nuk e përkrahin kandidaturën time. E kam pranuar si fakt”, u shpreh presidentja.
“Konspiracioni” me Ramën
Osmani hodhi poshtë me forcë edhe akuzat që kanë qarkulluar në politikë dhe rrjete sociale për një marrëveshje të fshehtë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për të rrëzuar qeverinë Kurti.
Ajo i cilësoi këto pretendime “absurde dhe të rrezikshme”, duke theksuar se narrativat e tilla kanë nxitur edhe thirrje publike për dhunë ndaj saj.
“Të barazohem me Vuçiçin është e rrezikshme. Madje ka pasur edhe thirrje publike për pushkatimin tim”, tha Osmani, duke shtuar se për këto kërcënime janë njoftuar institucionet e rendit.
Presidentja sfidoi publikisht të gjithë akuzuesit që të paraqesin prova për çdo pretendim për komplot apo marrëveshje politike me kryeministrin shqiptar.
“Unë i bëj thirrje të gjithëve, nga kryeministri deri te deputeti i fundit: ku i keni faktet? Ku i keni dëshmitë që presidentja e Kosovës është përfshirë në ndonjë komplot, aq më pak me kryeministrin Rama?”, u shpreh ajo.
Marrëdhëniet me Shqipërinë dhe përplasjet politike
Osmani pranoi se ka pasur dallime të hapura me Ramën për çështje të ndryshme, përfshirë edhe iniciativën “Open Balkan”, ndaj të cilës ajo ka mbajtur qëndrim kritik.
Megjithatë, sipas saj, në një moment sfidash të mëdha për Kosovën, është e rëndësishme që vendi të ruajë marrëdhënie funksionale me Shqipërinë dhe aleatët ndërkombëtarë.
Presidentja tregoi se gjatë vizitave ndërkombëtare shpesh është përballur me pyetje nga partnerët për përplasjet mes Prishtinës dhe Tiranës.
“Kur flisja për agresionin dhe presionin nga Serbia, shpesh më pyesnin: ‘Mirë me Serbinë e kuptojmë, por çfarë keni me Shqipërinë?’ Këto janë momente që çdo lider duhet të reflektojë”, tha Osmani.
Sipas saj, energjia e debateve të brendshme politike duhet të drejtohet më shumë kundër politikave të Serbisë dhe jo kundër institucioneve të Kosovës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.