☁️
Tiranë 10°C · Vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,728 ▲0.67%
DOW 52,416 ▲0.1%
NASDAQ 26,509 ▲1.3%
NAFTA 99.73 ▼1.99%
ARI 4,073 ▲0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,656 ▲ +0.69% ETH $2,342 ▲ +1.02% XRP $1.3245 ▲ +2.14% SOL $101.1100 ▲ +0.41%
S&P 500 7,728 ▲0.67 % DOW 52,416 ▲0.1 % NASDAQ 26,509 ▲1.3 % NAFTA 99.73 ▼1.99 % ARI 4,073 ▲0.86 % S&P 500 7,728 ▲0.67 % DOW 52,416 ▲0.1 % NASDAQ 26,509 ▲1.3 % NAFTA 99.73 ▼1.99 % ARI 4,073 ▲0.86 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Arte

“Otello” në skenë me regji nga Qëndrim Rijani, një nga tragjeditë e William Shakespeare, premierë në Teatrin Kombëtar

Nga Julia VRAPI

“Otello” nga Shekspir, së shpejti premierë në skenën e Teatrit Kombëtar. Puna për premierën vijon nën drejtimin e regjisorit Qëndrim Rijani me aktorët, ku tragjedia e William Shakespeare është dhe një nga shfaqjet e rëndësishme të sezonit artistik në këtë institucion. Tragjedia “Otello” është një nga projektet e sezonit artistik 2025-2026, ku sipas njoftimit të Teatrit Kombëtar më datë 14 maj pritet të ngjitet premierë në skenën teatrore për publikun. Vepra vjen në skenë me në role aktorë të njohur të teatrit tonë. Vitor Zhusti, Artan Imami, Arben Derhemi, Alert Çeloaliaj, Lulzim Zeqja, Donald Shehu, Luli Bitri janë vetëm disa prej aktorëve, që do të jenë pjesë e kësaj shfaqje teatrore në skenë.

E gjithë vepra përqendrohet në personazhet kryesore: Otello arap- gjeneral në ushtrinë e Venedikut, Desdemona, gruaja e tij dhe Kasio, togeri i tij. William Shakespeare (23 prill 1564 -23 prill 1616) është ndër dramaturgët më të mëdhenj të të gjithë kohërave, poet dhe tregimtar i shquar i cili e zhvilloi aktivitetin e tij letrar gjatë shekullit të XVI në Britani. “Otello”, që do të jetë në sezonin artistik në skenën e Teatrit Kombëtar te “ArTurbina” vjen pas thirrjes së institucionit në muajin mars një vit më parë për projekte artistike të bazuara në veprat e William Shakespeare.

Shfaqja me regji nga Qëndrim Rijani pritet të sjellë në skenë një interpretim të fuqishëm të kësaj tragjedie të njohur. Premiera synon të sjellë për publikun një nga veprat më të njohura të William Shakespeare (Uilliam Shekspir) në Teatrin Kombëtar. Vepra të Shekspirit nga Qëndrim Rijani në skenë Regjisori Qëndrim Rijani do të sjellë në skenën e Teatrit Kombëtar te “ArTurbina” një nga kryeveprat e Shekspirit, por kjo shfaqje është në vijim të aktivitetit të tij me teatrin.

Qëndrim Rijani është regjisor i teatrit dhe karriera e tij është e pasur me vepra të huaja e shqiptare të shfaqura në vende të Evropës, të cilat janë vlerësuar me çmime nëpër festivale. Rijani gjithashtu është edhe regjisori i operës së parë shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ai është diplomuar në degën e regjisë së teatrit në Universitetin e Arteve në Tiranë. Në po të njëjtin universitet ka kryer edhe studimet master- dega: regji teatri dhe spektakli.

Ndërsa në sezonin artistik të Teatrit Kombëtar ai vjen me veprën “Otello” këtë muaj në skenë, në punën e tij si regjisor Qëndrim Rijani ka sjellë në skena teatrore edhe të tjera vepra të Shekspirit, si “Tregtari i Venedikut” në Korçë, “Makbeth” në Kosovë apo dhe “Jul Cezari” në Kroaci. “Otello”, që do të jetë në sezonin artistik në skenën e Teatrit Kombëtar te “ArTurbina”, vjen pas thirrjes së institucionit në muajin mars një vit më parë për projekte artistike të bazuara në veprat e William Shakespeare…

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.